Politikë

Kryeministri Zaev shkarkoi dhjetëra zyrtarë të lartë

Kryeministri Zaev tha se drejtorët e MEPSO-s, ESM-së, NP Rrugët e Maqedonisë, Arkivit Shtetëror, janë pjesë e zyrtarëve të lartë që do të propozohen për shkarkim në seancën e sotme qeveritare

Husamedin Gina   | 17.07.2019
Kryeministri Zaev shkarkoi dhjetëra zyrtarë të lartë ( Husamedin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi se prej sot fillon procedura për shkarkimin e drejtorëve dhe anëtarëve të këshillave mbikëqyrës dhe drejtues në institucionet shtetërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Zaev tha se drejtorët e MEPSO-s, ESM-së, NP Rrugët e Maqedonisë, Arkivit Shtetëror, janë pjesë e zyrtarëve të lartë që do të propozohen për shkarkim në seancën e sotme qeveritare duke i falënderuar për angazhimin e tyre të deritanishëm prej rreth dy viteve.

“Mesazhi përfundimtar i shkarkimeve është se askush nuk është i pazëvendësueshëm”, tha Zaev dhe shtoi se qytetarët janë faktori i pakapërcyeshëm që vendos për ndryshimet me zërin e tyre, që ka prekur deri te ata pas fitores në zgjedhjet presidenciale.

“Por jam i sigurtë se ndryshimet fillimisht janë të shëndosha për shtetin dhe për vet institucionet, këto dobësi, që janë treguar, pres që së paku zyrtarët e rinj mos t’i përsërisin. Por edhe të dërgojnë edhe mesazh deri te ata që mbesin se sigurisht është diçka që e ndjek edhe kryeministri, Qeveria dhe opinioni”, tha kryeministri Zaev, duke theksuar se ndryshimet janë të gjithanshme, nga mosrealizimi i investimeve kapitale deri te bllokimi i disa proceseve të caktuara.

Në pyetje të gazetarëve nëse ka biseduar me telefon me shefen e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, para se t’i merret telefoni për shkak të hetimit për rastin “Zhvatja”, tha se nuk është dëgjuar me Janevën, dhe porositi se qëndron prapa saj derisa nuk dëshmohet se është e implikuar në kriminalitet.

Para disa ditëve prokurorja speciale, Katica Janeva, njoftoi se jep dorëheqje të parevokueshme me sqarim se nuk dëshiron që emri i saj të përdoret për përplasje partiake.

Dorëheqja do të aktivizohet kur partitë politike të merren vesh për zgjidhjen e re ligjore dhe të zgjedhin trashëgimtarin e saj.

Rikonstruimi i Qeverisë dhe zëvendësimi i zyrtarëve shtetëror u paralajmërua nga kryeministri Zaev gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 21 prill dhe 5 maj të këtij viti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın