Politikë

Kryeministri japonez shpërndan parlamentin, zgjedhjet më 31 tetor

Zgjedhjet do të mbahen më 31 tetor pasi skadon mandati katërvjeçar i anëtarëve të Dhomës së Ulët më 21 tetor

Riyaz Khaliq Khaliq   | 14.10.2021
Kryeministri japonez shpërndan parlamentin, zgjedhjet më 31 tetor

Ankara

Kryeministri i ri japonez, Fumio Kishida, shpërndau të enjten Dhomën e Ulët të Parlamentit për zgjedhje të përgjithshme në fund të këtij muaji, raporton Anadolu Agency (AA).

Zgjedhjet do të mbahen më 31 tetor pasi skadon mandati katërvjeçar i anëtarëve të Dhomës së Ulët më 21 tetor.

Agjencia Kyodo me qendër në Tokio raportoi se Kishida fitoi zgjedhjet për kryetar të Partisë Liberal Demokratike në pushtet më 29 shtator dhe u zgjodh si kryeministër më 4 tetor. Ai po kërkon një mandat të ri për të qeverisur ekonominë e tretë më të madhe në botë të goditur nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

"Duhet të përballemi me gjykimin e njerëzve dhe unë ndihem shumë solemn", tha Kishida.

Nga 465 vende të Dhomës së Ulët, LDP dhe partneri i saj Komeito fituan 310 vende në zgjedhjet e fundit në tetor të vitit 2017.

Partitë opozitare po bëjnë gjithashtu përpjekjen e tyre për të rrëzuar LDP-në nga pushteti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın