Politikë

Kroaci, presidenti Milanoviç largohet nga ceremonia për shkak të simboleve ustashe

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç u largua nga manifestimi i shënimi të 28-vjetorit të operacionit ushtarak "Maslenica '93", pasi vërejti se në mesin e pjesemarrësve të ceremonisë kishte persona me simbole ustashe

Stipe Majic   | 22.01.2021
Kroaci, presidenti Milanoviç largohet nga ceremonia për shkak të simboleve ustashe Foto: Arhiv / AA

Zagreb

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, u largua nga kremtimi i 28-vjetorit të operacionit ushtarak "Maslenica '93" për shkak të simboleve ustashe, transmeton Anadolu Agency (AA

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, erdhi në Zadar për të shënuar 28-vjetorin e operacionit ushtarak "Maslenica '93" dhe pasi vuri re se midis pjesëmarrësve në ceremoni kishte persona që mbanin simbole dhe përshëndetje ustashe, ai i bëri thirrje dhe paralajmëroi kryeministrin se kjo ishte e papranueshme, njoftoi Zyra e Presidentit.

Pasi u vërtetua se personat që mbanin simbole dhe bënë përshëndetje ustashe gjithashtu morën pjesë në protokollin zyrtar të përkujtimit, presidenti anuloi pjesëmarrjen e tij në program, thuhet më tej.

Gjithashtu, me urdhër të Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm, pas pjesës së parë të ceremonisë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, admirali Robert Hranj, dhe të gjithë komandantët ushtarakë u tërhoqën nga programi i përkujtimor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın