Saadet Gökce
31 korrik 2026•Përditësim: 31 korrik 2026
Kina tha se sulmet që synonin civilët dhe objektet joushtarake ishin "të papranueshme" pasi një sulm iranian goditi një ndërtesë që i përket një kompanie kineze në Kuvajt, transmeton Anadolu.
Sulmi vrau një punëtor, i identifikuar nga autoritetet nepaleze si një shtetas nepalez i punësuar nga kompania kineze.
Pekini u bëri thirrje palëve përkatëse të "ushtrojnë përmbajtje dhe të vazhdojnë zgjidhjen e duhur të dallimeve përmes dialogut dhe konsultimit në mënyrë që të rivendoset paqja dhe stabiliteti në rajonin e Gjirit në një datë të hershme", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning në një konferencë për media në Pekin.
Ajo shtoi se asnjë shtetas kinez nuk u prek nga sulmi.
Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar javët e fundit, me Uashingtonin që kryen sulme ndaj Iranit dhe Teherani që përgjigjet duke synuar, siç thotë, objektet dhe pajisjet ushtarake të SHBA-së në të gjithë rajonin.