Saadet Gökce
06 gusht 2026•Përditësim: 06 gusht 2026
Tokioja planifikon të dislokojë për herë të parë avionë luftarakë F-2 të Forcave Ajrore Japoneze të Vetëmbrojtjes në Indi për të marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu.
Dislokimi synon "të shërbejë si kundërpeshë ndaj Kinës", citohet të ketë thënë një burim nga e përditshmja japoneze "Asahi Shimbun".
Raporti vjen përpara vizitës së pritshme të ministrit japonez të Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi, në Indi në mesin e muajit gusht, ku ai pritet të diskutojë me homologun e tij indian, Rajnath Singh, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe transferimin e pajisjeve ushtarake.
Ministria japoneze e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar zyrtarisht raportin.
Forcat Ajrore Japoneze të Vetëmbrojtjes dhe ushtria indiane zhvilluan stërvitjen e tyre të parë të përbashkët me pjesëmarrjen e avionëve luftarakë në Japoni në vitin 2023.