Politikë

Haradinaj dorëzoi letrën e dorëheqjes në Kuvendin e Kosovës

Siç njoftohet nga Kuvendi i Kosovës, letra e dorëheqjes menjëherë u është përcjellë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare

Zülfiya Yakup   | 22.07.2019
Haradinaj dorëzoi letrën e dorëheqjes në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë/Shkup/Tiranë

Kryeministri në largim i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar në Kuvend letrën zyrtare për dorëheqjen e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftohet nga Kuvendi i Kosovës, letra e dorëheqjes menjëherë u është përcjellë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare.

Haradinaj, i cili njëherit është edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të premten dha dorëheqje të parevokueshme për shkak të ftesës si i dyshuar të paraqitet në intervistim nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

Ai theksoi se këtë javë do të intervistohet nga ana e Gjykatës Speciale, më saktë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe se atje nuk dëshiron të paraqitet si kryeministër i vendit, por si qytetar. Po ashtu kërkoi nga presidenti i Kosovës që të caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Të gjitha partitë e mëdha politike në Kosovë, mes të cilave Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, u prononcuan se janë të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın