Turqia, Politikë

Erdoğan: Turqia punon për të arritur në nivelin më të lartë të sistemit global dhe ekonomik

"Jo vetëm që luftojmë pandeminë në periudhën aktuale që po kalojmë, por ne po ashtu përgatitemi për ta çuar Turqinë në nivelin më të lartë të sistemit global, politik dhe ekonomik", tha presidenti Erdoğan

Sena Güler   | 20.01.2021
Erdoğan: Turqia punon për të arritur në nivelin më të lartë të sistemit global dhe ekonomik Foto: TCCB / Murat Çetinmühürdar

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se qeveria e vendit të tij është duke u përgatitur për të arritur në nivelin më të lartë të sistemit global, politik dhe ekonomik mes luftës së vazhdueshme kundër shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Jo vetëm që luftojmë pandeminë në periudhën aktuale që po kalojmë, por ne po ashtu përgatitemi për ta çuar Turqinë në nivelin më të lartë të sistemit global, politik dhe ekonomik", tha presidenti Erdoğan përmes video-konferencës në kongresin provincial të partisë së tij qeverisëse, asaj për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Ai tha se çdo ditë që kalon ka një ceremoni inaugurimi ose novatore të projekteve të reja, si dhe theksoi se "ngazëllimi i fillimeve të reja" do të vazhdojë të përjetohet me projekte të mëtejshme për zhvillimin e vendit.

Erdoğan po ashtu njoftoi se gjatë fundjavës tre diga dhe një impiant i ujit të pijshëm do të hapen në provincën juglindore Diyarbakır ndërsa një fregatë do të nisë në det në qytetin metropolitan të Stambollit.

Anija e parë e 'klasit të parë', që do të prodhohet në programin kombëtar të Turqisë për luftanije MILGEM, do të nisë më 23 janar.

Fregata e Stambollit me gjatësi prej 113 metrash pritet të dorëzohet në Komandën e Forcave Detare të Turqisë në vitin 2023 dhe do të kryejë mbrojtjen e përparuar ajrore dhe luftën sipërfaqësore, luftën e mbrojtjes së nëndetëseve dhe aktivitete të patrullimit.

Më tej, presidenti turk njoftoi se edhe çelësat e shtëpive të reja të ndërtuara do t'u dorëzohen pronarëve të tyre, të cilët mbetën të pastrehë në tërmetin e fuqishëm me magnitudë 6.8 që goditi provincën lindor Elaziğ në janar të vitit 2020, si pasojë e të cilit humbën jetën 41 persona dhe u plagosën rreth 1.600 të tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın