Politikë

“Motori i ndryshimit në sferën ekonomike është sektori privat”

Presidenti Pendarovski priti në takim udhëheqjen e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, ku dhe u prezantuan ingerencat e presidentit në aspektin e politikave ekonomike

Husamedin Gina   | 22.07.2019
“Motori i ndryshimit në sferën ekonomike është sektori privat” ( Husamedin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar se motori i ndryshimit në sferën ekonomike është sektori privat dhe nëse iniciativat private nuk mbështeten nga shteti atëherë nuk do të ketë zhvillim të përgjithshëm të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Pendarovski priti në takim udhëheqjen e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, ku dhe u prezantuan ingerencat e presidentit në aspektin e politikave ekonomike.

Në fjalimin e tij para të udhëheqjes së Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Pendatovski tha se koncepti i zhvillimit të vendit nuk duhet të jetë pengesë ndërmjet partive politike dhe se gjithçka do të bëhet për të zvogëluar ndryshimin politik në sferën e ekonomisë.

“Mendoj se ndarjet politike janë gjithnjë e më të thella, asnjëherë më të mëdha në historinë tonë si vend i pavarur. Detyra e parë e secilit prej nesh, që është një kohë të caktuar për një funksion, është të reduktojë këto dallime”, theksoi Pendarovski.

Ai shtoi se përkundër përkrahjes së ideve të ndryshme politike nuk do ta pengojë atë të flasë me aktorë të tjerë në skenën politike të cilët kanë një koncept krejtësisht të ndryshëm nga zhvillimi i shtetit.

Sipas tij, një nga kushtet për zhvillimin ekonomik të vendit është stabiliteti midis marrëdhënieve etnike. Ai theksoi se ky është një aksiomë në Maqedoninë e Veriut përndryshe nuk do të ketë asgjë nga biznesi.

Duke iu referuar dialogut me sektorin privat, presidenti i Maqedonisë së Veriut, tha se ata janë motori i ndryshimeve në ekonominë e vendit.

“Duhet ta kuptojmë se motori i ndryshimit në këtë sferë është sektori privat dhe nëse iniciativat e sektorit privat nuk mbështeten edhe nga shteti atëherë nuk do të ketë një zhvillim të përgjithshëm të vendit”, deklaroi presidenti Pendarovski.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.