Operacioni Burimi i Paqes

Vazhdon operacioni "Burimi i Paqes"

Vazhdon në ditën e 7-të operacioni "Burimi i Paqes" të cilin Turqia e filloi për të eliminuar korridorin terrorist në kufirin jugor të saj, si dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon

Selen Temizer, Burak Karacaoğlu, Mohamad Misto, Eşref Musa, Levent Tok, Adham Kako, Ömer Koparan  | 15.10.2019 - Përdıtësım : 16.10.2019
Vazhdon operacioni "Burimi i Paqes" ( Hişam el Homsi - Anadolu Agency )

Tel Abyad/Ras Al-Ayn

Përderisa kanë kaluar një javë që nga fillimi i operacionit "Burimi i Paqes", vazhdojnë operacionet në pjesët rurale të qyteteve Tal Abyad dhe Ras Al-Ayn. Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria Kombëtare Siriane (SNA), janë duke fortifikuar vendet e çliruara, raporton Anadolu Agency (AA).

Vazhdon në ditën e 7-të operacioni "Burimi i Paqes" të cilin Turqia e filloi për të eliminuar korridorin terrorist në kufirin jugor të saj, si dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon.

Ndërkohë operacionet në pjesët rurale të Ras Al-Ayn e çliruar në ditën e katërt të operacionit dhe Tal Abyad e çliruar në ditën e pestë të operacionit vazhdojnë.

Synohet që të çlirohen edhe fshatrat që kanë mbetur mes qendrave të qyteteve si dhe autostradës M4.

TSK dhe SNA janë duke i fortifikuar vendet e çliruara.

Janë çliruara dhjetëra fshatra nga YPG/PKK

Në operacionin e filluar më 9 tetor deri më tani janë çliruar 2 qendra të qytetit, një qytezë (Suluk) dhe dhjetëra fshatra nga organizata terroriste YPG/PKK.

Forcat e SNA, në rajonet e çliruara është duke vazhduar punimet e kërkimit për të mundësuar sigurinë.

Gjatë këtyre punimeve janë duke u konfiskuar shumë armë dhe municione të terroristëve.

Gjendja në Tal Abyad dhe Ras Al-Ayn

Qyteti Ras Al-Ayn ishte okupuar nga organizata terroriste YPG/PKK në janar të vitit 2013, ndërsa Tal Abyad, në qershor të vitit 2015.

Terroristët zhvendosën arabët dhe turkmenët duke i kërcënuar ato, ndërsa kishin konfiskuar pronat e tyre private dhe i kishin detyruar që të bashkohen në radhët e tyre.

Të njëjtën ua kishin zbatuar edhe popullsisë krishtere, prej të cilëve kishin marrë haraç në emër të taksës.

YPG/PKK në të dy qytete kishte shtypur kurdët opozitarë, duke ua mbyllur partitë politike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.