Operacioni Burimi i Paqes

Turqi, neutralizohen 118 terroristë të YPG/PKK-së

"Një numër i madh i vendqëndrimit të armëve, strehimoreve dhe shpellave u shkatërruan nga forcat turke në operacione", tha Ministria e Mbrojtjes

Faruk Zorlu  | 17.10.2019 - Përdıtësım : 17.10.2019
Turqi, neutralizohen 118 terroristë të YPG/PKK-së

Ankara

Turqia ka neutralizuar 118 terroristë të YPG/PKK-së gjatë operacioneve në nëntë provinca për të shkatërruar ofensivën e planifikuar të tyre të dimrit, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Një numër i madh i vendqëndrimit të armëve, strehimoreve dhe shpellave u shkatërruan nga forcat turke në operacione", tha ministria.

Ministria njoftoi se janë sekuestruar rreth 130 armë me tyta të gjata, 180 granata dore, 17.871 municione, 27.534 kilogramë materiale shpërthyese, 10 raketa-hedhëse, 232 municione për raketa.

Në fushatën e saj mbi 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. Organizata terroriste YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın