Operacioni Burimi i Paqes

Trump: Operacioni i Turqisë në Siri nuk është problemi im

Duke iu referuar elementeve të YPG/PKK-së në Siri, Trump tha se ata "nuk janë engjëj"

Dildar Baykan  | 16.10.2019 - Përdıtësım : 16.10.2019
Trump: Operacioni i Turqisë në Siri nuk është problemi im

Washington

Operacioni "Burimi i Paqes" të cilin Turqia e filloi në veri të Sirisë javën e kaluar është çështje midis Turqisë dhe Sirisë dhe nuk është "problemi im", tha presidenti i SHBA-së Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

"Nëse Turqia ka hyrë në Siri, kjo është midis Turqisë dhe Sirisë. Nuk është problemi im", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi me presidentin italian Sergio Mattarella.

Duke iu referuar elementeve të YPG/PKK-së në Siri, Trump tha se ata "nuk janë engjëj".

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın