Operacioni Burimi i Paqes

Siri, këshilli civil do të administrojë qytetin e çliruar Tal Abyad

Përfaqësuesit në një takim mbrëmë vonë diskutuan formimin e një këshilli të përkohshëm lokal, të përbërë nga anëtarë që përfaqësojnë të gjithë banorët e qytetit Tal Abyad

Mahmoud Barakat  | 18.10.2019 - Përdıtësım : 18.10.2019
Siri, këshilli civil do të administrojë qytetin e çliruar Tal Abyad

Tel Abyad/Alçakale

Komandantët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) u pajtuan me përfaqësuesit e fiseve në qytetin Tal Abyad në veri të Sirisë për të formuar një këshill të përkohshëm civil që do të administrojë qytetin e çliruar sirian, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra e rrethit Tal Abyad, e cila ndodhet afër kufirit me Turqinë, u pastrua nga terroristët e YPG/PK-së të dielën në kuadër të operacionit turk "Burimi i Paqes", që synon të eliminojë PKK-në dhe degën e saj siriane PYD/YPG në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Operacioni turk në veri të Sirisë nisi më 9 tetor për të siguruar kufijtë e Turqisë, për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të garantuar integritetin territorial të Sirisë.

Përfaqësuesit në një takim mbrëmë vonë diskutuan formimin e një këshilli të përkohshëm lokal, të përbërë nga anëtarë që përfaqësojnë të gjithë banorët e qytetit Tal Abyad, i cili për katër vite ishte nën pushtimin e YPG/PKK-së terroriste.

Ndërkohë, SNA do të administrojë qytetin derisa të formohet këshilli lokal.

Komandanti i SNA-së, Yusuf Abbud, për AA tha se ata janë duke punuar për kthimin e të gjitha shërbimeve në qytet.

"Furrat e bukës nisën të punojnë që ditën e dytë pasi e morëm qytetin. Spitalet vazhduan shërbimet e tyre kur ata u larguan. Tani po përgatitemi të krijojmë një këshill lokal. Ne i premtojmë popullit tonë se gjithçka do të shkojë mirë", theksoi Abbud.

- Jeta në Tal Abyad kthehet në normalitet

Jeta normale po kthehet shpejt në Tal Abyad.

Pamjet nga qyteti tregojnë dyqane të hapura të furrave të bukës, dyqane ushqimesh deri në restorante, si dhe dyqane të veshjeve dhe këpucëve me gra dhe fëmijë të shumtë nëpër rrugë.

Qytetarët që më parë kishin ikur vazhdojnë të kthehen në qytet nga zonat e afërta, njëri prej të cilëve për AA shprehu gëzimin e tij që qyteti u çlirua nga terroristët e YPG/PKK-së.

"Ata na treguan neve ferrin. Ata nuk lejonin të kalojmë me automjetet tona dhe duhej të paguanim 200 lira siriane për të kaluar. Racizmi i tyre ishte përtej kufirit. Ne (arabët) nuk duam të imponojmë racizëm kundër kurdëve", tha qytetari.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.