Operacioni Burimi i Paqes

Simpatizantët e organizatës terroriste manipulime rreth operacionit "Burimi i Paqes"

Pas fillimit të operacionit "Burim i Paqes" në veri të Sirisë, në rrjetet sociale janë përhapur manipulime dhe dezinformata me fotografi nga e kaluara

Enes Canlı   | 09.10.2019
Simpatizantët e organizatës terroriste manipulime rreth operacionit "Burimi i Paqes"

Ankara

Llogaritë e afërta me organizatën terroriste PKK kanë filluar një iniciativë për manipulin dhe dezinformim në rrjetet sociale pas fillimit të operacionit "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë nga ana e ushtrisë turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Llogaritë në fjalë, duke përdorur fotografi të masakrave në të kaluarën, kanë pretenduar se ato janë kryer gjatë operacioneve antiterroriste të Turqisë "Dega e Ullirit" dhe "Mburoja e Eufratit".

Në një postim me fjalët "Turqia e ka bërë këtë më parë, a mendoni se nuk do ta bëjë përsëri?", është përdorur një fotografi nga Masakra në Khojaly në vitet 90.

Simpatizantët e organizatës terroriste u përpoqën të fitojnë mbështetës duke krijuar etiketa të caktuara në rrjetet sociale.

Ndryshe, mbështetësit e organizatës kishin përdorur fotografi të ndryshme luftërash nëpër botë për të përhapur propagandë dhe dezinformata edhe gjatë operacioneve të mëparshme të Turqisë, "Mburoja e Eufratit" dhe "Dega e Ullirit".

Turqia sot njoftoi fillimin e operacionit "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın