Operacioni Burimi i Paqes

SHBA përgatitet të evakuojë trupat nga Siria veriore

Esper po ashtu theksoi se SHBA është në një situatë të vështirë, sepse të dyja palët janë aleatë të vendit të tij

Gözde Bayar  | 13.10.2019 - Përdıtësım : 13.10.2019
SHBA përgatitet të evakuojë trupat nga Siria veriore

Ankara

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Mark Esper, ka deklaruar se vendi i tij po përgatitet të evakuojë rreth 1 mijë trupa amerikane nga Siria veriore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi vjen një javë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se SHBA do të tërheq forcat e saj nga kufiri sirian pas një telefonate me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Mediat lokale raportuan se Esper theksoi se "në 24 orët e fundit, mësuam se (turqit) duket se kanë ndërmend të zgjerojnë sulmin e tyre më tej se siç ishte planifikuar fillimisht në jug dhe në perëndim".

Esper tha se tërheqja e trupave amerikane do të jetë e qëllimshme dhe se ata duan ta kryejnë tërheqjen në mënyrën më të sigurt dhe të shpejtë të mundur.

Esper po ashtu theksoi se SHBA është një një situatë të vështirë, sepse të dyja palët janë aleatë të vendit të tij.

"Ne nuk u regjistruam për të luftuar Turqinë, një aleat të përhershëm të NATO-s, në interes të SDF-së", tha Esper.

Ai po ashtu theksoi se forcat amerikane nuk do të largohen nga vendi të gjitha, por se do të lëvizin drejt jugut.

Esper përjashtoi çdo përballje me Turqinë duke u rreshtuar me postimet e Trumpit që nga fillimi i operacionit "Burimi i Paqes".

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar terroristët, si dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.