Operacioni Burimi i Paqes

Presidenti Erdoğan zhvillon bisede telefonike me presidentin Macron

Gjatë bisedës telefonike me presidentin francez, presidenti turk theksoi kontributin e operacionit "Burimi i Paqes" për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global

Enes Kaplan  | 14.10.2019 - Përdıtësım : 15.10.2019
Presidenti Erdoğan zhvillon bisede telefonike me presidentin Macron

Baku

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra për komunikim e presidencës turke njoftoi se gjatë bisedës telefonike me presidentin francez, presidenti turk theksoi kontributin e operacionit "Burimi i Paqes" për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global.

Erdoğan po ashtu ka shpjeguar qëllimin e operacionit turk "Burimi i Paqes", duke theksuar se terrorizmi dhe organizatat terroriste PKK-YPG dhe DEASH në veri të Sirisë paraqesin kërcënim për sigurinë e Turqisë dhe për integritetin territorial të Sirisë.

Më 9 tetor, Turqia filloi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre dhe integritetin territorial të Sirisë.

Turqia me këtë operacion synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.