Operacioni Burimi i Paqes

Pence: SHBA dhe Turqia arritën marrëveshje

Pence deklaroi se brenda 120 orëve, SHBA do të sigurojë që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga zona e sigurt në Siri

Ali İhsan Çam  | 17.10.2019 - Përdıtësım : 18.10.2019
Pence: SHBA dhe Turqia arritën marrëveshje ( Doğukan Keskinkılıç - Anadolu Agency )

Ankara

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, tha seTurqia dhe SHBA ranë dakord për pauzimin e operacionit antiterrorist të Turqisë në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Turqia dhe SHBA u dakorduan për armëpushim në Siri...Operacioni ushtarak i Turqisë do të pauzohet për 120 orë", tha Pence në një konferencë shtypi në Ambasadën e SHBA-së në Ankara.

Pence deklaroi se brenda 120 orëve, SHBA do të sigurojë që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga zona e sigurt në Siri.

Turqia do të ketë një zonë të sigurt prej 20 miljesh (32 kilometra), shtoi nënpresidenti amerikan.

Ai po ashtu tha se Turqia dhe SHBA janë pajtuar të eliminojnë në tërësi DEASH-in në verilindje të Sirisë.

Komentet e Pence erdhën pas një takimi kokë më kokë me presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe takimit midis delegacioneve në Ankara që gjithsej zgjatën mbi katër orë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın