Operacioni Burimi i Paqes

Operacini "Burimi i Paqes", avionët turq fluturojnë në thellësi 30 kilometra në Siri

Objektivat e YPG/PKK-së në bazën ajrore Rami dhe depot e saj të municioneve në afërsi të rrethit Ayn Isa, si dhe në pesë fshatra, përfshirë fshatrat Aluk dhe Tel Fender, u goditën nga avionët F-16 të Turqisë

Büşra Nur Bilgiç,Sena Güler   | 09.10.2019
Operacini "Burimi i Paqes", avionët turq fluturojnë në thellësi 30 kilometra në Siri

Tel Abyad

Në kuadër të operacionit "Burimi i Paqes", avionët turq shkatërruan objektivat e organizatës terroriste YPG/PKK 30 kilometra në thellësi të kufirit në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Objektivat e YPG/PKK-së në bazën ajrore Rami dhe depot e saj të municioneve në afërsi të rrethit Ayn Isa, si dhe në pesë fshatra, përfshirë fshatrat Aluk dhe Tel Fender, u goditën nga avionët F-16 të Turqisë.

Gjatë ofensivës ajrore u goditën edhe elementet terroriste në qytetin e Ras al-Ayn, si dhe ato në zonat rurale të rretheve Derik dhe Kamishli.

Ndërkohë, në një video të AA-së, shihen goma të djegura nga terroristët e YPG/PKK-së në Ras al-Ayn për të bllokuar filmimin e droneve të Turqisë dhe pamjen e avionëve luftarakë.

Në pamje shihen re të zeza tymi në qytet pas djegies së gomave.

- Terroristët shënjestrojnë civilët

Dy predha mortaje u hodhën nga qyteti Ras al-Ayn i pushtuar nga YPG/PKK në drejtim të rrethit Ceylanpınar në provincën kufitare të Turqisë Şanlıurfa, megjithatë, nuk është raportuar për viktima.

Një aktivitet ajror intensiv u vërejt në bazën e 8-të ushtarake kryesore ajrore në provincën juglindore Diyarbakır pas sulmit.

Po ashtu, në Ceylanpınar u dëgjuan të shtëna artilerike, ndërsa tymi ngrihej nga disa rrethe të qytetit Ras al-Ayn.

Ushtria turke ka shënjestruar me artileri terroristët në Tel Abyad, qytet në veri të Sirisë, si pjesë e operacionit antiterrorist.

Ndërkohë, organizata terroriste YPG/PKK në Kamishli në veri të Sirisë, ka shkrepur gjashtë raketa në drejtim të civilëve në rrethin Nusaybin në provincën turke Mardin pranë kufirit me Sirisë.

Shumë njerëz dolën në rrugë në qytetin Akçakale të provincën Şanlıurfa për të shprehur mbështetje për ushtarët turq, por ata u paralajmëruan të qëndrojnë brenda për shkak të sulmeve me artileri nga terroristët e YPG/PKK-së që gjenden në Tel Abyad.

Pas të shtënave ndërkufitare, trupat turke të vendosura në këtë qytet filluan të lëvizin drejt zonës kufitare.

Si pjesë e operacionit, aktiviteti ajror është intensifikuar gjithashtu në Komandën e 10-të të Tankerëve në bazën ajrore të Incirlik në Adana.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın