Operacioni Burimi i Paqes

Kryediplomati irlandez: Negociatorët e Brexit-it kalojnë përmes orëve kritike

Coveney tha se duke shikuar me syrin e BE-së, kjo duket vështirë e arritshme, por njëkohësisht e realizushme

Ekip  | 15.10.2019 - Përdıtësım : 15.10.2019
Kryediplomati irlandez: Negociatorët e Brexit-it kalojnë përmes orëve kritike

Londër

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Irlandës, Simon Coveney, ka deklaruar se negociatorët e Brexit-it po përballen me disa "orë kritike" në përpjekjet për të arritur një marrëveshje para samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE), e cila është planifikuar të mbahet të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Coveney tha se duke shikuar me syrin e BE-së, kjo duket vështirë e arritshme, por njëkohësisht e realizushme.

Ai po ashtu theksoi se kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, u ka thënë ministrave të BE-së se "në ditët e kaluara është arritur përparim", por se sot "duhet të bëhet një përparim i dukshëm" që marrëveshja të arrihet në kohë.

Udhëheqësit e BE-së të enjten fillojnë samitin e tyre dy ditorë dhe duan të shmangin çfarëdo negociatash për detaje lidhur me ndonjë marrëveshje të Brexit-it.

Flitet se mund të organizohet edhe një tjetër samit urgjent midis udhëheqësve të BE-së në prag të skadimit të afatit të Brexit-it më 31 tetor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın