Operacioni Burimi i Paqes

"Evropa nuk është në gjendje t'i jap fund operacionit"

"Ne Evropianët nuk jemi në gjendje që t'i japim fund këtij operacioni (operacioni "Burimi i Paqes"). Duhet të jemi të sinqertë kundrejt njerëzve", tha Asselborn

Şerife Çetin  | 14.10.2019 - Përdıtësım : 14.10.2019
"Evropa nuk është në gjendje t'i jap fund operacionit"

Bruksel

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, tha se Evropa nuk është në gjendje t'i jap fund operacionit "Burimi i Paqes", raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Asselborn, foli edhe në lidhje me operacionin "Burimi i Paqes", të cilin e filloi Turqia për të eliminuar korridorin terrorist në kufirin jugor të saj.

"Ne Evropianët nuk jemi në gjendje që t'i japim fund këtij operacioni (operacioni "Burimi i Paqes"). Duhet të jemi të sinqertë kundrejt njerëzve", tha Asselborn.

Ai tërhoqi vëmendjen se situata aktuale është shumë e ndërlikuar. "Për shembull, Siria ose aleatët e Sirisë nëse e sulmojnë Turqinë, të gjithë vendet e NATO-s duhet të japin mbështetje", theksoi ai.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.