Lajme të konfirmuara

Simpatizantët e YPG/PKK-së përhapin gënjeshtër për "armë kimike"

Simpatizantët e organizatës terroriste YPG/PKK kanë futur në qarkullim një gënjeshtër të re kundër operacionit "Burimi i Paqes", duke pretenduar se forcat turke "përdorin armë kimike"

Enes Canlı  | 17.10.2019 - Përdıtësım : 18.10.2019
Simpatizantët e YPG/PKK-së përhapin gënjeshtër për "armë kimike"

Ankara

Simpatizantët e organizatës terroriste YPG/PKK kanë futur në qarkullim një gënjeshtër të re në serinë e tyre të tentativave për manipulim në rrjetet sociale kundër operacionit "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë, duke pretenduar se forcat turke "përdorin armë kimike" dhe "armë të ndaluara", raporton Anadolu Agency (AA).

Një llogari pro organizatës terroriste ka shpërndarë pamjet e një personi në spital ndaj të cilit kryhej intervenim, me gënjeshtrën se ushtria turke ka përdorur armë kimike. Megjithatë, u zbulua se fotografia është publikuar nga një medium tjetër dhe është e një personi të lënduar pas sulmeve të regjimit sirian me armë kimike në prill të vitit 2017.

Një tjetër llogari manipulatore ka tentuar të shtrembërojë një fotografi të marsit të vitit 2018 nga sulmi ajror i regjimit sirian në Gutën Lindore dhe një tjetër fotografi me gjurmë të bombardimit me fosfor gjatë operacionit të Izraelit në Gaza në janar të vitit 2008, duke pretenduar se ato janë shkrepur gjatë operacionit të Turqisë.

Llogaritë pro YPG/PKK-së tentuan të përhapin dezinformatën se gjoja fotografitë në fjalë janë nga qyteti verior sirian Ras-al-Ayn.

Po ashtu, llogaritë e hapura në mbështetje të organizatës terroriste kanë shpërndarë një fotografi të një shpërthimi, duke gënjyer se ajo është shkrepur gjatë operacionit antiterrorist turk. Megjithatë, siç u mësua, fotografia është publikuar në qershor të vitit 2016 nga një tjetër medium dhe është shkrepur në qytetin sirian të Halepit.

Një llogari tjetër ka ngarkuar në rrjetet sociale një fotografi duke pretenduar se është nga operacioni në veri të Sirisë, në të cilën shihen njerëz të djegur si pasojë e një bombardimi me armë kimike dhe fosfor.

Në fakt, fotografia e një fëmije me djegie në kokë është shkrepur në një bazë amerikane në Afganistan në vitin 2009. Në të njëjtën mënyrë, fotografia e një njeriu që trajtohej në spital si pasojë e bombës fosfor i përket janarit të vitit 2009, kur Izraeli ndërmori sulme në Gaza.

Më herët, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, paralajmëroi se organizata terroriste po përgatitet të thurrë dezinformata dhe të akuzojë ushtrinë turke për përdorim të armëve kimike, duke shtuar se "në inventarin e ushtrisë turke nuk ekzistojnë armë kimike".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın