Lajme të konfirmuara

Fushatë njollosëse kundër operacionit turk me fëmijë të prekur nga luftërat

Llogaritë që mbështesin YPG/PKK-në shpërndanë fotografi me fëmijë të prekur nga luftërat, duke pretenduar se ato janë shkrepur gjatë operacionit në veri të Sirisë

Davut Demircan  | 19.10.2019 - Përdıtësım : 20.10.2019
Fushatë njollosëse kundër operacionit turk me fëmijë të prekur nga luftërat

Ankara

Llogaritë pro organizatës terroriste YPG/PKK në rrjetet sociale përdorën fotografi të fëmijëve të prekur nga lufta në fushatën e tyre për të njollosur operacionin turk "Burimi i Paqes" që synon të eliminojë terroristët nga kufiri jugor i Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Llogaritë që mbështesin YPG/PKK-në shpërndanë fotografi duke pretenduar se ato janë shkrepur gjatë operacionit në veri të Sirisë.

Megjithatë, fotografitë e shpërndara për të manipuluar kundër operacionit të Turqisë me imazhe të fëmijëve të prekur nga lufta, në të vërtetë janë shkrepur në kohë dhe vende të ndryshme.

Llogaritë e afërta me grupin terrorist YPG/PKK postuan një fotografi të një fëmije duke qarë ndërsa shikonte duart e tij të plagosura pas një bombardimi, duke pretenduar se ajo ka ndodhur gjatë operacionit "Burimi i Paqes".

Në fakt, fotografia është nga një bombardim i rëndë në Halep nga regjimi i Asadit në tetor të vitit 2012.

Në mënyrë të ngjashme, llogaritë pro-terroriste shpërndanë një fotografi të një nëne të ulur me fëmijën e saj, duke pretenduar se ajo është shkrepur gjatë operacionit turk. Në fakt, e njëjta foto është publikuar në një faqe tjetër interneti në vitin 2015.

Një llogari tjetër që ka tentuar të manipulojë të vërtetën duke postuar një fotografi të një fëmije që mbante biçikletën e tij mes të rrënojave sikur ajo të jetë shkrepur gjatë operacionit "Burimi i Paqes". Në realitet, fotografia është realizuar në Gutën Lindore të Sirisë pas bombardimeve të regjimit të Asadit në vitin 2018.

Po ashtu, mbështetësit e grupit terrorist përhapën një fotografi në të cilën shihet një fëmijë duke fjetur brenda një valixheje, duke pretenduar se imazhi është kapur gjatë operacionit të Turqisë. Megjithatë, fotografia në të vërtetë është nga Guta Lindore në vitin 2018.

Një nga llogaritë pro organizatës terroriste YPG/PKK postoi një fotografi të fëmijëve gjoja duke qarë gjatë operacionit "Burimi i Paqes". Në fakt, fotografia është shkrepur në Gaza gjatë sulmeve të Izraelit në vitin 2014.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın