Turqia, Kulturë, jeta

Turqi, qytetarët shijojnë plazhet në Antalya dhe Marmaris

Qytetarët filluan të frekuentojnë plazhet pas përfundimit të orës policore

Ekip  | 04.01.2021 - Përdıtësım : 05.01.2021
Turqi, qytetarët shijojnë plazhet në Antalya dhe Marmaris Foto: Sabri Kesen / AA

Antalya

Qytetarët e Antalya-s kishin rastin të shijojnë sot kohën e bukur duke bërë plazh pasi mëngjesin e sotëm përfundoi ora policore e vendosur gjatë festave të Vitit të Ri në mbarë Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa fotografi të shkrepura me dron shfaqin njerëzit që shijojnë plazhin dhe detin në kohën me diell.

Kohën për plazh e shfrytëzuan edhe qytetarët e qarkut Marmaris të provincës Muğla, të cilët filluan të frekuentojnë plazhet pas përfundimit të orës policore.

Kujtojmë se Turqia hyri në orë policore në mbarë vendin duke përfshirë festën tradicionale të Vitit të Ri që nga e enjtja në mbrëmje deri në mëngjesin e sotëm, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın