Kulturë

Tempulli Wat Arun në Tajlandë tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj

I ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të, tempulli konsiderohet si një nga shembujt më mbresëlënës të arkitekturës tajlandeze

Mustafa Hatipoğlu  | 31.10.2025 - Përdıtësım : 01.11.2025
Tempulli Wat Arun në Tajlandë tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj Foto: Mustafa Hatipoğlu/AA

Bangkok

I vendosur në Bangkok, kryeqytetin e Tajlandës, Wat Arun i njohur edhe si "Tempulli i Agimit", tërheq turistë vendas dhe të huaj me arkitekturën dhe atmosferën e tij kulturore, raporton Anadolu.

I vendosur në bregun perëndimor të lumit Chao Phraya, Tempulli Wat Arun është veçanërisht i njohur për pamjet e tij unike në lindjen dhe perëndimin e diellit. Turistët që vizitojnë tempullin marrin me qira veshje tradicionale tajlandeze nga dyqanet e vogla aty pranë për të bërë foto autentike.

I ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të, tempulli konsiderohet si një nga shembujt më mbresëlënës të arkitekturës tajlandeze. I frymëzuar nga perëndesha e agimit, e njohur si "Aruna" në botën budiste, struktura është e shquar për kullën e saj qendrore afërsisht 70 metra të lartë, katër kulla më të vogla përreth dhe dekorime shumëngjyrëshe prej porcelani.

Adhurimet, ceremonitë dhe festivalet lokale të mbajtura në tempull sigurojnë vazhdimësinë e traditës budiste dhe forcojnë lidhjet e komunitetit. Vizitorët dëshmojnë ritualet budiste në tempull dhe kanë mundësi të vëzhgojnë vendet fetare shumëngjyrëshe të Tajlandës.

Wat Arun është ndër tempujt më të vizituar në Tajlandë me strukturën e tij historike dhe mënyrën se si ruan kulturën tradicionale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.