Kulturë

Shqipëri, mbahet Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja"

Karahan, si i ftuar nderi, është anëtar i jurisë së festivalit, ndërsa nga Turqia pjesë janë artistët Ezgi Karakaya, Hatice Zeliha Kökçek dhe Faik Mansuroğlu

Fatjon Cuka  | 19.04.2019 - Përdıtësım : 21.04.2019
Shqipëri, mbahet Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja" Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” ka mbledhur në Tiranë në edicionit e tij të 17-të artistë nga disa vende të botës, duke përfshirë edhe nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Në festivalin dyditor që organizohet në mjediset e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë marrin pjesë 15 konkurrentë, të cilët janë përzgjedhur mes 270 artistëve nga vende të ndryshme të botës. 

Në natën e parë të festivalit përveç artdashësve dhe artistëve, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesve të institucioneve kulturore të Shqipërisë dhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe bashkëshortja e tij, Ayşegül Erdal Yörük.

Drejtori i Përgjithshëm i Operës dhe Baletit të Ankarasë, tenori Murat Karahan, si i ftuar nderi, është anëtar i jurisë së festivalit, ndërsa pjesë e jurisë janë personalitete të njohura të artit dhe drejtues të institucioneve kulturore nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Ndërkohë nga Turqia pjesë e festivalit janë artistët Ezgi Karakaya, Hatice Zeliha Kökçek dhe Faik Mansuroğlu, ndërsa edhe në edicionet e kaluara kanë marrë pjesë artistë turq.

Festivali bashkon artistë të lirikës operistike botërore, ndërsa në natën finale do të konkurrojnë tetë artistë për katër çmime.

Sipas organizatorëve, ky festival është një event që ka për qëllim të promovoj talentet e muzikës operistike nga vende të ndryshme të botës, duke u organizuar sipas standardeve artistike ndërkombëtare, ndërsa shikohet edhe si një shkëmbim i përvojave mes artistëve.

Artistët pjesëmarrës janë nga Shqipëria, Turqia, Italia, Greqia, Koreja e Jugut, Spanja, Franca, Rusia, Kina dhe Ukraina, të cilët të gjithë do të interpretojnë në natën e parë. 

Eventi kulturor organizohet nga Association “Culture-Media-Arts” dhe Radio Televizioni Shqiptar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Delegacionit të Bashkimi Evropian (BE) në Tiranë dhe institucioneve të tjera. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın