Kulturë

Sarajevë, nesër fillon edicioni i tretë i Festivalit të filmit dokumentar Al Jazeera Balkans

Autorë të shumtë nga e gjithë bota iu përgjigjën ftesës për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit AJB DOC edhe këtë vit, dhe nga pothuajse 300 filma të paraqitur për tre selektime u zgjodhën 18 dokumentarë

Aldijana Hadzic  | 10.09.2020 - Përdıtësım : 11.09.2020
Sarajevë, nesër fillon edicioni i tretë i Festivalit të filmit dokumentar Al Jazeera Balkans

Sarajevë

Edicioni i tretë i Festivalit të Filmit Dokumentar Al Jazeera Balkans AJB DOC do të mbahet nga 11 deri më 15 shtator në një format të përshtatur ndërsa audienca do të jetë në gjendje të shikojë të gjithë filmat falas dhe pa regjistrim në faqen zyrtare të festivalit në internet.ajbdoc.ba, raporton Anadolu Agency ( AA)

Autorë të shumtë nga e gjithë bota iu përgjigjën ftesës për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit AJB DOC edhe këtë vit, dhe nga pothuajse 300 filma të paraqitur për tre selektime u zgjodhën 18 dokumentarë edhe atë dhjetë për gara, tre filma me metrazh të gjatë për përzgjedhje jogaruese Last Minute Cinema dhe pesë për selektimin e AJB Shfaq.

Tema e Festivalit të Tretë të Filmit AJB DOC është Voyage/Udhëtimi përshkon të gjitha historitë që audienca e AJB DOC të Tretë do të ketë mundësinë të shohë.

Në pajtim me selektimit garues do të shfaqen tetë premiera rajonale, një kombëtare dhe një botërore. Të gjithë filmat në këtë selektim janë xhiruar sipas standardit botëror për emetim televiziv, gjegjësisht të kufizuar në kohëzgjatje sipas formatit televiziv që pasqyron lidhjen e drejtpërdrejt AJB DOC dhe përmbajtjen programore të Al Jazeera Balkans. Jetërrëfimet e refugjatëve dhe rrëfimet që flasin për individë që guxuan t’i kundërvihen sistemit janë vetëm disa nga temat e filmave të selektimit garues të AJB DOC.

Në selektimit jogarues Last Minute Cinema do të shfaqen tre filma, “Arsyeja pse kërcej”, “Dëshmitarët e Putinit" dhe "Ndërrimi i tretë”. Bëhet fjalë për filma që për herë të parë janë shfaqur në festivalet botërore dhe që janë shpërblyer gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit rrjedhës të festivalit të cilat do të shfaqen në formën origjinale të gjatë (feature length).

Si pjesë e selektimit të AJB Shfaq, e cila është një lloj platforme për zhvillimin e produksionit rajonal do të shfaqen pesë filma të bashkëprodhuar nga Al Jazeera Balkans. Publiku do të ketë mundësi të shikojë filmin “Xhemo” nga autorët e rinj Lejla Kajiç dhe Davorin Sekuliç të cilët sjellin një histori motivuese për forcën e individit, filmin "Vaha" me të cilin Igor Latinoviç, regjisori me adresë në Monako tregon historinë e një prej futbollistëve dhe trajnerëve më të suksesshëm të ish- Jugosllavisë, filmin Fqinjët Nerminka Emriç i cili flet për refugjatët, Procesi i Sanxhakut me të cilin Aleksandar Reljiç sjell historinë e luftës së boshnjakëve sanxhakas për drejtësi dhe filmin "Dream Team Babe" me të cilin Lejla Zvizdiç na porosit se vitet janë vetëm një numër.

Në mënyrë që ideja dhe historia e filmit të afrohet edhe më shumë me audiencën, pas projeksioneve virtuale do të shfaqen seancat Q&A me autorët e filmave.

Këtë vit, tre çmime do të ndahen në Festivalin e Filmit AJB DOC. Një juri ekspertësh ndërkombëtarë prej tre anëtarësh do të zgjedhë filmin më të mirë të seleksionimit të Festivalit dhe do të ndajë "AJB DOC Main Award" dhe filmin më të mirë të seleksionimit AJB Shfaq, i cili do të fitojë çmimin me të njëjtin emër.

Vendimin për këto çmime do ta marrë juria ndërkombëtare të cilën e përbën Oggi Tomiç, Patrizia Mancini dhe Irena Jeliç.

Të gjitha filmat garues hyjnë edhe në konkurrencën për çmimin e jurisë programuese Al Jazeera Balkans që ndan çmimin “AJB Program Award”. Për shkak të rrethanave specifike mbajtja virtuale e festivalit të këtij viti, i cili zhvillohet pa praninë e spektatorëve, "Çmimi i Publikut" nuk do të jepet.

Krahas kësaj, gjatë mbajtjes së AJB DOC, në bashkëpunim me Al Jazeera Media Institute do të organizohet një trajnim tre-ditorë "Filmimi i dokumentarëve me telefon celular". Trajnimi synohet për autorët e rinj, gazetarët dhe studentët nga rajoni ndërsa do të drejtohet nga gazetari tunizian dhe producenti i TV Adnen Chaouachi.

Festivali i Filmit AJB DOC organizohet nga Al Jazeera Balkans në bashkëpunim me Al Jazeera Media Network dhe Al Jazeera Media Institute nga Doha. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın