Turqia, Kulturë

Regjisorja iraniane, Abyar: Kinemaja turke ka bërë përparim të madh në vitet e fundit

"Ka një përparim shumë të mirë në kinematografinë turke në vitet e fundit. Ka mundësi të shumta bashkëpunimi midis kinemasë turke dhe iraniane", tha regjisorja iraniane, Abyar

Muhammet Kurşun  | 24.02.2021 - Përdıtësım : 25.02.2021
Regjisorja iraniane, Abyar: Kinemaja turke ka bërë përparim të madh në vitet e fundit Foto: Fatemeh Bahrami / AA

Teheran

Regjisorja dhe skenaristja e famshme iraniane, Narges Abyar tha se kinemaja turke bëri një përparim shumë të mirë në vitet e fundit. Ajo theksoi se Turqia mund të bëhet një vend i rëndësishëm në fushën e kinemasë duke bashkëpunuar me Iranin.

Abyar e cila është ndër regjisoret kryesore të vendit të 11 filmave me metrazh të shkurtër dhe 5 të gjatë ka 17 çmime ndërkombëtare. Abyar në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli rreth situatës së kinemasë iraniane, problemet që kanë në sektor dhe vlerësoi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e teatrit ndërmjet Turqisë dhe Iranit.

Abyar deklaroi se para revolucionit që ndodhi në Iran në vitin 1979, në filmat e quajtur Kinemaja Persiane, kishte më tepër personazhe që nuk përmendeshin në thellësi dhe se disa tema që u pëlqyen nga publiku përsëriteshin vazhdimisht në kinema gjatë kësaj periudhe dhe se kjo gjithashtu kishte një audiencë.

"Pas revolucionit midis viteve 1980 dhe 1990 ishte një periudhë ngecjeje për kinemanë iraniane"

Duke theksuar se kinematografë si Forough Farrokhzad, Ebrahim Golestan, Dariush Mehrjui dhe Masoud Kimiai bënë filma të mirë para revolucionit dhe filluan një trend në kinemanë iraniane, Abyar tha se:

"Pas revolucionit midis viteve 1980 dhe 1990 ishte një periudhë ngecjeje për kinemanë iraniane. Gjatë kësaj periudhe u bënë shumë filma sipërfaqësor, ideologjik dhe të përsëritur. Prandaj, në atë kohë kishte një recesion. Pas vitit 1990 filloi një periudhë përparimi në kinemanë iraniane. Regjisorët si Abbas Kiarostami që bënë filma para revolucionit krijuan vepra që u bënë të famshme në botë. Gjatë kësaj periudhe, u xhiruan filma që përqendroheshin në ngjarjet shoqërore dhe kryesisht tregonin për strukturën e shoqërisë iraniane. Filma të tillë si 'Shega dhe Ney', të cilët ishin në kërkim të kuptimit, tërhoqën vëmendjen në festivalet ndërkombëtare".

Abyar tha se në 10 vitet e para të revolucionit në Iran, u bënë filma politikë me cilësi të dobët dhe kjo e mbajti publikun larg kinemasë. "Kinematografët duhet të pasqyrojnë shoqërinë dhe të pasqyrojnë problemet në filmat e tyre. Krijuesit e filmave duhet të sjellin probleme dhe shqetësime në rendin e ditës", tha ajo.

"Censura në Iran është në një nivel pak më të lartë për shkak të ligjeve aktuale"

Duke deklaruar se çështja e censurës në filma është e pranishme në të gjitha vendet dhe se kinematografët ndjekin mënyra të ndryshme për të shmangur censurën, Abyar theksoi se:

"Censura në Iran është e ndryshme nga vendet e tjera dhe është në një nivel pak më të lartë për shkak të ligjeve ekzistuese. Në këtë pikë, jo vetëm qeveria vendos kufizime, por edhe kultura e popullit nuk lejon që disa kufij të kalohen. Një artist mund të tërheq urrejtjen e popullit me filmin që do të bëjë. Kështu që krijuesit e filmave nuk dëshirojnë të bëjnë filma që do të shkaktojnë zemërim shoqëror. Struktura tradicionale dhe kultura e popullit mund të parandalojnë krijuesit e filmave të trajtojnë shumë çështje. Një pjesë e censurës në Iran është edhe kulturore".

Në Turqi i pëlqen filmat e Nuri Bilge Ceylan

Abyar thekson se vendet islamike mund të jenë një vend i rëndësishëm në tregun botëror të kinemasë dhe se kinemaja turke është një shembull i mirë. Ajo tha se në kinemanë turke i kanë pëlqyer filmat e Nuri Bilge Ceylan.

Ajo thotë se në të gjitha shtëpitë në Iran, Afganistan, Pakistan dhe në vendet tjera shikohen serialet turke dhe se kinemaja turke ka luajtur një rol të rëndësishëm. "Ka një përparim shumë të mirë në kinematografinë turke në vitet e fundit. Ka mundësi të shumta bashkëpunimi midis kinemasë turke dhe iraniane. Kodet tona kulturore janë shumë të afërta. Unë nuk e ndjej veten si në një vend të huaj kur shkoj në Turqi. Aq shumë afërsi ndjej saqë nuk ndjej ftohtësi. Mendoj se projektet e përbashkëta do të jenë të suksesshme", u shpreh Abyar.

"Filmat e përbashkët turko-iranian janë shumë të paktë, projekte të tilla duhet të ketë shumë më tepër"

Regjisorja iraniane tha se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Iranit në kinema ka bërë punë të mirë.

"Filmat e bashkëprodhimit turko-iranian janë të paktë, nuk i kalon gishtat e dorës. Duke marrë parasysh kulturën midis dy vendeve dhe traditat e përbashkëta, projekte të tilla duhet të ketë shumë më tepër. Ne kemi shumë përvoja të përbashkëta në lidhje me refugjatët sirianë, afganët në Iran, trafiku i drogës dhe rrëfime të njerëzve. Filmi Mest-i Aşk, i cili ka të bëjë me jetën e Mevlanas dhe Shemsit, është një shembull i mirë".

Duke treguar rëndësinë e zhvillimit të kinemasë dhe thellimin e saj në aspektin artistik, Abyar tha se "Si krijues filmash, ne duhet të krijojmë një kulturë dhe të përcjellim se cili është ideali ynë për audiencën. Ajo nuk duhet të bëhet vetëm për të tërhequr shijen e audiencës. Punimet kinematografike përveç kënaqësisë së audiencës duhet të kenë një pamje dhe shqetësim të thellë", potencoi ajo.

Në filmat e saj, ajo prek veçanërisht problemet me të cilat përballen gratë

Abyar tha se gratë në Iran përballen me vështirësi dhe padrejtësi në shumë mënyra. Ajo nënvizon se në filmat e saj prek veçanërisht problemet me të cilat përballen gratë.

"Gratë janë aktorët kryesorë në filmat e mi. Kur u dërgoj skenarin aktorëve meshkuj, ata nganjëherë nuk e pranojnë atë, ata duan që ata të jenë në rolin kryesor. Në filmat e mi në përgjithësi ka gra", thekson Abyar.

Sipas saj, aktoret yje si Leila Hatami, Elnaz Shakerdoost dhe Taraneh Alidoosti janë të pakta dhe nuk dalin aktore të reja.

"Prodhuesit e filmave gjithmonë kërkojnë nga regjisorët të luajnë aktorë të yjeve në mënyrë që të tërheqin audiencën. Kjo e bën të vështirë për të dalë aktorë yje të rinj dhe për këtë shkak numri i tyre është i vogël. Unë jam për sjelljen e fytyrave të reja në kinema. Aktorët e yjeve po plaken dhe duhet të përgatiten aktorë të rinj", tha Abyar.

"Ata që nuk mund të gjejnë një mjedis pune në Iran e shohin më të përshtatshme të largohen"

Abyar thotë se disa aktorë dhe regjisorë që nuk mund të interpretonin artin e kinemasë në Iran preferuan të shkojnë jashtë vendit.

"Numri i aktorëve yje nga Irani është i vogël. Shumë prej tyre preferojnë të largohen. Për shkak se kur ata dalin jashtë ekziston rreziku i tjetërsimit nga kultura e tyre, u duhet shumë kohë që ata të përshtaten përsëri me kushtet këtu. Ata që nuk mund të gjejnë një mjedis pune në Iran e shohin më të përshtatshme të largohen. Disa aktorë iranianë punojnë në prodhime ndërkombëtare. Disa prej tyre mund të marrin pjesë në projekte si në Iran ashtu edhe jashtë tij. Padyshim që nuk është pozitive nëse një aktor zgjedh të largohet nga vendi i tij dhe të vazhdojë punën diku tjetër", tha ajo.

Sanksionet amerikane dhe ndikimi i COVID-19 në kinema

Regjisorja iraniane thotë se sanksionet e vendosura nga SHBA-ja mbi Iranin dëmtuan kinemanë dhe se sektori i kinemasë mbeti përballë një krize pasi të gjitha kinematë u mbyllën për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

"Filmat që u xhiruan nuk mund të shfaqen në ekranin e madh. Kur shfaqen, ata janë larg mbulimit të kostos. Më parë, situata ishte shumë e ndritshme, kinematë e filmave ishin plot, kishte interes për filmat. Fatkeqësisht, pandemia e goditi këtë sektor", tha ajo.

Abyar, e cila ka bërë një emër në kinemanë iraniane vitet e fundit, deri më tani ka bërë 11 filma të shkurtër dhe dokumentarë dhe 5 filma me metrazh të gjatë. Filmat e Abyar u shfaqën në 40 festivale jashtë vendit dhe fituan 17 çmime ndërkombëtare. Filmat e saj shfaqën në skenë të dubluar ose të titruar në shumë gjuhë, përfshirë spanjisht, frëngjisht, arabisht, anglisht dhe turqisht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın