Kulturë, BALLKANI

Prishtinë, hapet edicioni i 12-të i festivalit të filmit të shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve"

Frymëzuar nga çështja e komunikimit që u sfidua përmes pandemisë, festivali sivjet do të shfaqë një Program Konkursi prej 33 filmash të shkurtër

Agim Sulaj  | 25.10.2021 - Përdıtësım : 26.10.2021
Prishtinë, hapet edicioni i 12-të i festivalit të filmit të shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve" Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Në kinemanë “Armata” në Prishtinë është hapur edicioni i 12-të i festivalit të filmit të shkurtër “Ballkani Përtej Kufijve” (Balkan Byond Borders), që do të mbahet nga data 28 tetor deri më 31 tetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Frymëzuar nga çështja e komunikimit që u sfidua përmes pandemisë, festivali sivjet do të shfaqë një Program Konkursi prej 33 filmash të shkurtër që përfaqësojnë kineastët e rinj ballkanikë.

Drejtoresha e këtij festivali, Vasiliki Maltasoglou në konferencën hapëse të këtij festivali i cili sivjet është me titull “Lëkura në (Ekran në) Lëkurë”, do të ketë filma me përmbajtje që trajtojnë temën e komunikimit.

“Këtë vit tema e cila trajtohet në filmat e shkurtër është lidhja apo komunikimi i cili u zbeh apo humbi gjatë këtyre dy viteve me përhapjen e pandemisë së COVID-19. Pra, programet e filmave do të flasin për lidhjet në familje, rrënjët tona, natyrën, me vetët tona”, tha Maltasoglou.

Kineastët pjesëmarrës do të kenë mundësinë të shpërblehen me çmimet: Çmimi më i mirë 'Balkan Byond Borders', Hyrja e Parë, Publiku dhe Përmendje, ku shuma totale e çmimeve shkon deri në 1.800 euro.

Vlerësimi i filmave të shkurtër do të bëhet nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga aktorja turke Burcu Biricik, Luana Bajrami, aktore/regjisore franceze nga Kosova dhe Drita Lolla, drejtoreshë e Festivalit të Filmit në Mal të Zi.

Ky festival ka për synim që të motivojë të rinjtë që të përdorin krijimtarinë e tyre, duke stereotipet e vazhdueshme për atë që është dhe çfarë nuk është "ballkanik".

Festivali mbështetet nga 'Creative Europe' dhe Komuna e Prishtinës dhe bashkëpunon me një numër të madh të organizatave kulturore dhe rinore në rajon.

Festivali i filmit të shkurtër “Ballkani Përtej Kufijve” filloi edicionin e parë në Beograd më 2010 dhe nga atëherë është mbajtur në disa vende të Ballkanit si në Tiranë, Bukuresht, Sarajevë, Selanik e të tjerë.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.