Kulturë

Katar: Xhamia e Qyteti të Arsimit, një arkitekturë islame me frymën e kohës

E vendosur në zonën e quajtur “Qyteti i Arsimit”, kjo xhami madhështore tërheq vëmendjen me pesë shtyllat e saj të mëdha, secila prej të cilave përmban ajete nga Kurani dhe simbolizojnë pesë shtyllat e Islamit

Serdar Bıtmez, Çağrı Koşak, Mehmet Nuri Uçar  | 18.08.2022 - Përdıtësım : 19.08.2022
Katar: Xhamia e Qyteti të Arsimit, një arkitekturë islame me frymën e kohës

Doha

"Xhamia e Qytetit të Arsimit" në Doha të Katarit mahnit me arkitekturën e saj moderne, dizajnin e veçantë dhe pemët e ullirit që e rrethojnë atë, raporton Anadolu Agency (AA).

E lidhur me Fakultetin e Studimeve Islame të Universitetit Hamad Bin Khalifa, xhamia tërheq vëmendjen me arkitekturën e saj elegante dhe ofron një mjedis të bukur dhe të rehatshëm për shkencë dhe adhurim.

Xhamia e bardhë në formë ovale, e cila u hap në vitin 2015, ka dy minare të formësuara në një stil modern. Seksionet brenda xhamisë, e cila është ndërtuar mbi pesë shtylla që përfaqësojnë kushtet e Islamit dhe në një sipërfaqe prej 35 mijë metrash katrorë, janë të lidhura me njëra-tjetrën me një plan spiral.

E vendosur në zonën e quajtur “Qyteti i Arsimit”, kjo xhami madhështore tërheq vëmendjen me pesë shtyllat e saj të mëdha, secila prej të cilave përmban ajete nga Kurani dhe simbolizojnë pesë shtyllat e Islamit.

Në dy minaret e xhamisë, të cilat tregojnë drejtimin e Mekës, ka vargje të Kuranit të shkruara me kaligrafinë "thuluth".

Xhami dhe qendër arsimore

Me strukturat e saj moderne arkitekturore që përmbajnë edhe elemente të së kaluarës, Katari krijon vepra që përputhen me kërkesat e kohës dhe janë në përputhje me kulturën e saj.

Xhamia e Qytetit të Arsimit, e projektuar në bazë të këtij vizioni, shpalos madhështinë e arkitekturës islame. Objekti shfrytëzohet edhe si qendër arsimore, edhe si xhami.

Arkitekti i xhamisë dhe qendrës arsimore Ali Manjira dhe gruaja e tij Yavars Bravo

Xhamia u projektua nga dy arkitektë, Ali Manjira dhe gruaja e tij Ada Yavars Bravo. Kuptimi i thellë i Manjira-s për shoqëritë e ndryshme muslimane i ka mundësuar atij të prodhojë një vepër unike që ruan ndjenjat shpirtërore dhe në të njëjtën kohë përmban ide të reja.

Skema e planit të Xhamisë së Qytetit të Arsimit evoluon në formë spirale nga hapësirat e studimit dhe zyrat e fakultetit në xhami. Gjithashtu ka katër kopshte dhe një oborr kaligrafie në mes. Po ashtu gjenden edhe vargje nga Kurani i Shenjtë për klasat dhe ambientet e jashtme.

Minaret dhe katër lumenjtë e përmendur në Kuran

Minaret 90 metra të gjata të projektuara nga arkitekti dhe kaligrafi irakian, Taha el-Hiti, i dërgon vizitorët të zhyten në thellësinë e besimit dhe kuptimit.

Prania e shumë rrugëve që lidhin ndërtesën e Fakultetit të Studimeve Islame me Xhaminë e Qytetit të Arsimit simbolizon se të gjitha shkencat në thelb e kanë origjinën nga Islami.

Xhamia e Qytetit të Arsimit synon të ftojë njerëz nga të gjitha sferat e jetës që të mësojnë rreth Islamit duke zbuluar harmoninë midis Islamit dhe modernitetit.

Xhamia ka një kapacitet prej 1.800 personash për t'u falur në të njëjtën kohë. Në kopshtin pranë saj janë katër kanale uji të cilat simbolizojnë një verset nga Kurani ku thuhet: "Shembulli i Xhenetit, i cili u është premtuar atyre që i frikësohen Allahut, është si vijon: Ka lumenj me ujë i cili nuk prishet, lumenj qumështi që nuk ndryshojnë shije, lumenj vere që kënaqin ata që pinë dhe lumenj me mjaltë".

Kopshti Botanik i Kuranit

Në kompleks ndodhet edhe “Kopshti Botanik i Kuranit”, i cili përfshin bimët e përmendura në Kuran, si dhe bimët lokale të Katarit.

I projektuar për të pasqyruar artin dhe arkitekturën islame, ky kopsht synon të harmonizojë, mbajë dhe ruajë bimë të ndryshme të sjella nga e gjithë bota.

Fakulteti i Studimeve Islame i Katarit, nën Universitetin Hamad Bin Khalifa, ku gjendet edhe xhamia, fitoi Çmimin Amerikan të Arkitekturës në vitin 2017 për Ndërtesat Arsimore, Arkitekturën Kulturore dhe Arkitekturën Institucionale.

Asaj iu dha gjithashtu një çmim ndërkombëtar nga Akademia Mbretërore Britanike e Arkitekturës (RIBA) në 2016. Fakulteti i Studimeve Islame i Katarit gjithashtu fitoi çmimin Ndërtesa Më e Mirë Fetare në Festivalin Botëror të Arkitekturës të mbajtur në Singapor në vitin 2015.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın