Kulturë, jeta

Diamanti "perfekt" 102 karatësh shitet për 15.7 milionë dollarë

Diamanti është prerë nga një diamant 271 karatësh i cili u zbulua në një minierë në vitin 2018 në Kanada

Emel Gözellik  | 06.10.2020 - Përdıtësım : 07.10.2020
Diamanti "perfekt" 102 karatësh shitet për 15.7 milionë dollarë

Ankara

Në një ankand të zhvilluar në Hong Kong është shitur për 15.7 milionë dollarë diamanti 102 karatësh i cilësuar si "perfekt", transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC, kompania Sotheby për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) organizoi një ankand në Honkong nëpërmjet internetit.

Në ankandin e zhvilluar diamanti 102 karatësh i përshkruar si "perfekt" gjeti blerës në vlerën prej 15.7 milionë dollarë.

Diamanti është prerë nga një diamant 271 karatësh i cili u zbulua në një minierë në vitin 2018 në Kanada.

Ekspertët thanë se diamanti është shitur me një çmim të lirë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın