Bota, Kulturë

Artisti palestinez falënderon me "grafite gjigante" banorët e Gazës që qëndruan në këmbë ndaj sulmeve të Izraelit

Khaled tha se grafitet bartin një mesazh besnikërie për të gjithë palestinezët që kanë përjetuar sulmet 11-ditore të Izraelit që synuan Rripin e Gazës

Ali Semerci  | 14.07.2021 - Përdıtësım : 15.07.2021
Artisti palestinez falënderon me "grafite gjigante" banorët e Gazës që qëndruan në këmbë ndaj sulmeve të Izraelit Foto: Mustafa Hassona / AA

Gaza

Artisti palestinez i fotografisë dhe grafiteve, Bilal Khalid ia dedikoi grafitet gjigante që i pikturoi me temën "Shpirti luftarak brenda nesh" popullit palestinez, i cili qëndroi "në këmbë" përballë sulmeve të fundit të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA mbi këtë temë, Khaled tha se mbishkrimet që ai vizatoi në një mur për 5 ditë ishin 50 metra të gjera dhe 10 metra të larta në Rrugën e Universiteteve. Rruga në fjalë ishte shkatërruar gjatë sulmeve të Izraelit.

Ai tha se përdori ngjyra të ndryshme që tregojnë aspekte të ndryshme të kushteve të jetesës së njerëzve në Gaza në grafitin e tij, të cilin ai e quajti "Shpirti luftarak brenda nesh". Khaled tha se grafitet bartin një mesazh besnikërie për të gjithë palestinezët që kanë përjetuar sulmet 11-ditore të Izraelit që synuan Rripin e Gazës.

"Unë zgjodha Rrugën e Universiteteve për grafitet sepse disa pjesë të saj u shkatërruan gjatë sulmeve të Izraelit, kështu që ishte e nevojshme të vendosnim një shenjë bukurie që përçonte mesazhin se me përpjekjet e qytetarëve dhe atyre që luftojnë për njerëzimin, gjithçka do të kthehet më mirë sesa ishte më parë", tha Khaled.

Sulmet e nisura nga Izraeli në Rripin e Gazës nën bllokadë më 10 maj përfunduan më 21 maj, në përputhje me armëpushimin e arritur me Hamasin.

Në sulmet izraelite në Gaza, 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, humbën jetën ndërsa 1.948 të tjerë u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan plotësisht ose u bënë të papërdorshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın