Kulturë

“Avengers: Endgame”, filmi me më së shumti fitime

Studio e filmit Marvel bëri të ditur se “Avengers: Endgame” ka tejkaluar fitimin prej 2.79 miliardë dollarëve amerikanë dhe është bërë realizimi më i paguar filmik i të gjitha kohërave

Alma Çekovic  | 22.07.2019 - Përdıtësım : 23.07.2019
“Avengers: Endgame”, filmi me më së shumti fitime

Londër

Tre muaj pas premierës, realizimi filmik “Avengers: Endgame” është bërë filmi me fitime më të mëdha në tregun global, duke e hequr nga froni “Avatar”, i cili këtë pozitë e mbajti thuajse dhjetë vite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Studio e filmit Marvel bëri të ditur se “Avengers: Endgame” ka tejkaluar fitimin prej 2.79 miliardë dollarëve amerikanë dhe është bërë realizimi më i paguar filmik i të gjitha kohërave.

“Avatar”, një film fanta-shkencor i James Cameron, me më së shumti fitime që nga viti 2009, fitoi 2.78 miliardë dollarë.

BBC shkruan se në Britani të Madhe “Avengers: Endgame” madje është i pesti në listën e filmave me më së shumti fitime pas "Star Wars: The Force Awakens", "Skyfall", "Spectre" dhe "Avatar".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın