Kulturë

Nis Festivali Turk në Chicago

Festivali relizohet në Sheshin Daley, ndërsa pjesëmarrësit shfaqin pjesë nga kultura, folklori, muzika dhe skena turke, si dhe shembuj të punimeve artizanale dhe veshje turke

Bilgin S. Şaşmaz  | 14.09.2018 - Përdıtësım : 14.09.2018
Nis Festivali Turk në Chicago

Chicago

CHICAGO (AA) - Në qytetin e Chicagos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka filluar Festivali Turk i Chicagos, i cili këtë vit organizohet për herë të 15-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Festivali relizohet në Sheshin Daley, ndërsa pjesëmarrësit shfaqin pjesë nga kultura, folklori, muzika dhe skena turke, si dhe shembuj të punimeve artizanale dhe veshje turke.

Interesim të madh në festival është shfaqur edhe për vallëzimet, gjatë të cilave në skenë u ngjitën edhe disa amerikanë, të cilët në shoqërim të daulleve dhe zurnës ofruan pamje të larmishme.

Kryekonsulli i Turqisë në Chicago, Umut Acar, tha për AA se përveç shfaqjeve, vizitorët do të kenë mundësi t'i provojnë edhe prodhimet artizanale dhe ushqimet turke, duke theksuar se komuniteti turk në Chicago prej kohësh ka rol aktiv në këtë qytet, gjë që, sipas tij, buron nga toleranca e popullatës dhe udhëheqësve të qytetit ndaj grupeve etnike, kulturave dhe popujve të ndryshëm.

Edicioni i 15-të i festivalit, i cili organizohet nga Aleanca Kulturore Turko-Amerikane, do të përfundojë të shtunën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın