Kulturë

"Karvani i Ballkanit" promovon në Tiranë kulturën turke

Pjesë e aktivitetit ishin punimet e kaligrafisë osmane, vallet dhe muzika popullore, punimet në qeramikë, arti i ebrusë dhe disa aktivitete të tjera kulturore

Fatjon Cuka  | 28.07.2018 - Përdıtësım : 29.07.2018
"Karvani i Ballkanit" promovon në Tiranë kulturën turke

Tiranë

TIRANË (AA) - Instituti “Yunus Emre” në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë Küçükçekmece të Stambollit ka organizuar aktivitetin kulturor dhe artistik me temë "Karvani i Ballkanit", më qëllim të promovimit të kulturës dhe arteve tradicionale turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar në Bulevardin e Ri të Tiranës në mbështetjen e Fondit Promovues të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë në bashkëpunim me Universitetin Trakya, merrnin pjesë qytetarë, studentë, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, të cilët në stendat promovuese u njohën nga afër me aktivitetet e organizuara në kuadër të "Karvanit të Ballkanit".

Pjesë e aktivitetit ishin punimet e kaligrafisë osmane, vallet dhe muzika popullore, punimet në qeramikë, arti i ebrusë dhe disa aktivitete të tjera kulturore.

Özgür Oran, përfaqësues nga Bashkia Küçükçekmece, tha për AA se këtë projekt e kanë filluar që në vitin 2015 dhe është hera e dytë që vijnë në Tiranë, me synimin për të zhvilluar sa më shumë bashkëpunimin kulturor mes dy shteteve.

"Qëllimi ynë me këtë projekt është promovimi i kulturës turke dhe zhvillimin e lidhjeve miqësore dhe vëllazërore që vijnë nga e kaluara. Artistët tanë të Turqisë nga anët e ndryshme të vendit tonë më 18 korrik u nisën për në Ballkan. Programi jonë organizohet në 8 qytete të 5 shteteve të Ballkanit. Pas Sarajevës, Mostarit dhe Budvës sot për programin e katërt jemi në Tiranë", theksoi Oran.

Për disa orë qytetarët në stendat e vendosura në Bulevardin e Ri në Tiranë kanë ndjekur nga afër aktivitet e organizuara nën kujdesin e Instituti “Yunus Emre” në Tiranë.

"Karvani i Ballkanit" do të vazhdojë me aktivitete deri më 5 gusht, ndërsa pas Shqipërisë do të vizitojë edhe Maqedoninë dhe Kosovën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın