Kulturë

Nesër fillon votimi tradicional i AA-së për "Fotografitë e Vitit"

Votimi do të vazhdojë deri më 31 dhjetor nga faqet e internetit "aa.com.tr/yilinfotograflari" dhe "aa.com.tr/photooftheyear"

Ekip   | 30.11.2021
Nesër fillon votimi tradicional i AA-së për "Fotografitë e Vitit"

Ankara

Nesër fillon votimi për fotografitë e Anadolu Agency (AA) që shënuan vitin 2021.

Në përfundimin e votimit do të bëhet përzgjedhja e "fotografive të vitit" në tri kategori në mesin e fotografive më të rëndësishme të fotoreporterëve dhe gazetarëve të AA-së që kanë ndikuar në Turqi dhe agjendën botërore.

Në votimin e "fotografive të vitit" të cilin AA e ka filluar për herë të parë në vitin 2012, edhe këtë vit do të jenë të hapura për votim me titra në turqishte dhe anglishte 67 fotografitë më të përzgjedhura që janë përcaktuar në mesin e 825 mijë fotografive të publikuara në kategoritë "Lajm", "Jetë" dhe "Sport" nga rajone të ndryshme gjeografike të botës, përfshirë Turqinë, Afganistanin, Palestinën, Sirinë, Irakun, Jemenin, Spanjën, Italinë, Islandën, Hungarinë, Bjellorusinë, Rusinë, SHBA-në, Kanadanë, Japoninë, Indonezinë, Bangladeshin, Kolumbinë dhe Brazilin.

Në garën tradicionale të "fotografive të vitit", ku çdo vit marrin pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ministra, politikanë, sportistë dhe shumë artistë, këtë vit ndodhen 26 fotografi në kategorinë e lajmeve, 24 në kategorinë "jetë" dhe 17 fotografi në kategorinë e sportit.

Në përzgjedhjen e cila përfshin kornizat e përcaktuara nga editorët e fotografive të AA-së, ndodhen fotografi të temave të ndryshme si politika, sporti, jeta dhe zhvillimet e nxehta që përdoren shpesh në organet publikuese të mediave të rëndësishme botërore.

Vitin e kaluar në votimin për "Fotografitë e Vitit" morën pjesë mbi 394 mijë persona, ndërsa votimi do të vazhdojë deri më 31 dhjetor nga faqet e internetit "aa.com.tr/yilinfotograflari" dhe "aa.com.tr/photooftheyear".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın