Kulturë

Fotografitë çmimfituese të "Istanbul Photo Awards" ekspozohen për herë të 5-të në Qendrën e Përgjithshme të OKB-së

Ekspozita ku përfshihen fotografitë që kanë fituar çmim në "Istanbul Photo Awards 2021" u hap në Qendrën e Përgjithshme të OKB-së

Betül Yürük   | 21.10.2021
Fotografitë çmimfituese të "Istanbul Photo Awards" ekspozohen për herë të 5-të në Qendrën e Përgjithshme të OKB-së ( Tayfun Coşkun - Anadolu Agency )

New York

Fotografitë çmimfituese të konkursit të fotografisë "Istanbul Photo Awards" e cila organizohet nga Anadolu Agency (AA) ekspozohen për herë të 5-të në Qendrën e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita ku përfshihen fotografitë që kanë fituar çmim në "Istanbul Photo Awards 2021" u hap në Qendrën e Përgjithshme të OKB-së.

Pas hapjes në Shtëpinë Turke (Türkevi) në New York, ekspozita u prezantua sot edhe në OKB.

Eskpozita "Istanbul Photo Awards 2021" do të qëndrojë e hapur deri më 29 tetor.

Në ekspozitë për vizitorët do të prezantohen një përzgjedhje prej 40 fotografish që trajtojnë ngjarjet që axhendën botërore vitin e kaluar nga shpërthimi i Bejrut e deri në Kampionatin Botëror Superbike, si dhe kryesisht fotografitë lidhur me pandeminë COVID-19.

Sponsorizimin zyrtar të ekspozitës e kanë marrë përsipër Turkish Airlines dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın