Kulturë

Türkiye, gjimnazistët e degës së pikturës zbukurojnë xhamitë me kaligrafi gjatë Ramazanit

"Nxënësit kanë pasqyruar artin e kaligrafisë në xhami. Ata kanë shkruar ajete, fjalët Allah dhe Muhamed në xhaminë tonë. Doli shumë bukur, na pëlqeu", tha imami i xhamisë "Umre", Seyit Keskin

Bahadır Muhlis Gökgül  | 11.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Türkiye, gjimnazistët e degës së pikturës zbukurojnë xhamitë me kaligrafi gjatë Ramazanit

Yozgat

Nxënësit e degës së pikturës të Shkollës së Mesme të Arteve të Bukura "Nida Tüfekçi" në qytetin Yozgat të Türkiyes po përmirësojnë aftësitë e tyre duke zbukuruar muret e xhamisë me artin e kaligrafisë gjatë Ramazanit.

Në kuadër të Projektit "Jam i ndjeshëm ndaj mjedisit tim dhe mbroj vlerat e mia" (ÇEDES), i cili zbatohet me protokollin e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Arsimit Kombëtar (MEB), Ministrisë së Rinisë dhe Sportit dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare, nxënësit e degës së pikturës po shkruajnë vargje (ajete) kuranore, hadithe dhe fjalët Allah dhe Muhamed në muret e xhamive.

Nxënësit ndjekin me bojë vaji gjurmët e shkrimit në bazë dhe madje i japin formën përfundimtare ndërsa rinovojnë edhe shkrimet dhe modelet e zbehura në muret e xhamisë. Zbukurimet e bëra nga nxënësit në xhami tërheqin edhe vëmendjen e xhematit (besimtarëve).


- "Ata përmirësojnë edhe veten në artin e kaligrafisë"

Drejtori i shkollës së mesme të Arteve të Bukura Yozgat "Nida Tüfekçi", Aytaş Şahin tha për Anadolu se në kuadër të projektit ÇEDES vitin e kaluar kanë vizituar varret e dëshmorëve në mbarë qytetin.

Şahin shpjegoi se gjatë vizitave kanë rinovuar mbishkrimet dhe flamujt e varrit. "Këtë vit në kuadër të projektit ÇEDES, po punohet për të zhvilluar ndjenjat kombëtare dhe shpirtërore të fëmijëve tanë, duke rinovuar mbishkrimet e fshira në xhamitë tona dhe duke shkruar ajetet kuranore. Njëkohësisht vetë nxënësit e degës tonë të pikturës përmirësojnë edhe veten në artin e kaligrafisë".


- "Janë të mirë aq sa mjeshtërit që bëjnë artin origjinal të kaligrafisë"

Imami i xhamisë "Umre", Seyit Keskin shprehu kënaqësinë nga punimet e nxënësve.

"Nxënësit kanë pasqyruar artin e kaligrafisë në xhami. Ata kanë shkruar ajete, fjalët Allah dhe Muhamed në xhaminë tonë. Doli shumë bukur, na pëlqeu. Ata po rinovojnë edhe kaligrafinë e zbehur të xhamive. Në këtë mënyrë kemi parë se sa të talentuar janë të rinjtë tanë. Ata janë aq të mirë sa mjeshtërit që bëjnë artin origjinal të kaligrafisë", tha Keskin.

Nxënësi i klasës së 11-të Volkan Vuralhan Yazanel tha se ata zhvilluan aftësitë e tyre duke zbukuruar xhamitë me kaligrafi brenda qëllimit të projektit.

Ndërsa Kadir Yılmaz, një nga studentët tha "Ne po rinovojmë bojën dhe modelet e zbehura të xhamive tona në kuadër të projektit ÇEDES. Zbukurojmë muret në përputhje me kaligrafinë. Në këtë mënyrë mbrojmë vlerat tona shpirtërore dhe zgjidhim mangësitë e xhamive tona".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın