Kulturë

Tiranë, instituti "Yunus Emre" organizon koncert me grupin muzikor nga Turqia

Pjesëtarët e grupit muzikor Cengiz Onarci në kanun, Yusuf Ubeydullah Gülaçar në violinë dhe Barış Yağcıoğlu në piano interpretuan për publikun shqiptar në ambientet e Amfiteatrit të Tiranës

Fatjon Cuka  | 29.06.2021 - Përdıtësım : 30.06.2021
Tiranë, instituti "Yunus Emre" organizon koncert me grupin muzikor nga Turqia Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Tiranë është organizuar koncerti me titull "Yunus Emre", me pjesëmarrjen e grupit muzikor "Hayal Trio" nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Koncerti i organizuar nga Instituti "Yunus Emre - Tiranë" është mbajtur me rastin e shpalljes së vitit 2021 si “Viti i Yunus Emresë", në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe me mbështetjen e Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe disa kompanive.

Pjesëtarët e grupit muzikor Cengiz Onarci në kanun, Yusuf Ubeydullah Gülaçar në violinë dhe Barış Yağcıoğlu në piano interpretuan për publikun shqiptar në ambientet e Amfiteatrit të Tiranës.

Përveç artdashësve pjesë e koncertit ishte edhe drejtori i Institutit "Yunus Emre - Tiranë", Ömer Osman Demirbaş, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se pas një kohe të gjatë dëshironin të bënin një aktivitet për poetin Yunus Emre.

"Yunus Emre është një person shumë i njohur, një mendimtar dhe poet shumë i njohur në Turqi. Sigurisht që mesazhi që ai ka transmetuar në vjershat e tij vazhdon të ndriçojë botën. Me temat e tij si dashuria, paqja dhe drejtësia, akoma vazhdon t’i bëjë thirrje njerëzimit për këto vlera universale. Ne kishim shumë dëshirë që vjershat e tij t’i kompozonim në nota muzikore dhe t’i sillnim sonte për ju", tha Demirbaş.

Ai theksoi se viti 2021 është shpallur nga Presidenca e Turqisë si viti i Yunus Emresë dhe viti i turqishtes.

Grupit muzikor "Hayal Trio" më 28 qershor mbajti koncert edhe në qytetin e Roskovecit në Qarkun e Fierit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.