Kulturë

Shqipëria kalon në finalen e “Eurovision 2019”

Shqipëria përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”, të cilën e interpretoi në gjuhën shqipe

Admir Fazlagikj   | 17.05.2019
Shqipëria kalon në finalen e “Eurovision 2019”

Shkup

Dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë siguruar vend në finalen edicionit të 64-të të “Eurovision 2019”, që mbahet në Tel Aviv të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shqipëria përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”, të cilën e interpretoi në gjuhën shqipe, ndërsa Maqedonia e Veriut përfaqësohet nga Tamara Todevska me këngën “Proud” (Krenar) të interpretuar në gjuhën angleze.

Përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në finale kaluan edhe Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta.

Në gjysmë-finalen e parë të mbajtur të martën, në finale kaluan Greqia, Serbia, Bjellorusia, Qiproja, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Drejtpërdrejtë në finale kalojnë Izraeli, Gjermania, Italia, Franca dhe Spanja.

Finalja e këtij edicioni të Eurovisionit do të mbahet të shtunën, më 18 maj, në Tel Aviv.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın