Kulturë

Shkodër, hapet ekspozita me fotografi “Göbeklitepe-njeriu dhe jeta”

Kjo ekspozitë organizohet nga Instituti “Yunus Emre” Shkodër, për të promovuar një ndër tempujt më të vjetër në botë me një histori prej 12 mijë vitesh në Turqi, që bart veçorinë “pika zero e historisë”

Fatjon Cuka   | 21.02.2020
Shkodër, hapet ekspozita me fotografi “Göbeklitepe-njeriu dhe jeta” ( Ergys Kavaja - Anadolu Agency )

Shkodër

Nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre" Shkodër është hapur ekspozita me fotografi me temë “Göbeklitepe-njeriu dhe jeta ”, ku do të pasqyrohen pamje të trashëgimisë historike të këtij tempulli në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në qytetin e Shkodrës, në ambientet e një hoteli, ishin të pranishëm drejtues të Institutit “Yunus Emre" Shkodër, përfaqësues të institucioneve vendore, studentë dhe artdashës.

Drejtori i Institutit “Yunus Emre” Shkodër, Zafer Kıyıcı, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës tha se vlera e vërtetë e Göbeklitepe nisi të shfaqej me gërmimet e nisura pas vitit 1994. Sipas tij, pas këtyre studimeve u kuptua që Göbeklitepe ishte një qendër kulti që datonte deri në 1200 vjet më parë.

"Të dhënat shkencore mbi Göbeklitepe japin informacion të rëndësishëm nga studimet arkeologjike që kërkojnë rivlerësimin e kornizës teorike dhe datimin e periudhës neolitike. Mendohet se Göbeklitepe me vendndodhjen, dimensionet, datimet dhe strukturat monumentale përbën një zonë të shenjtë unike për periudhën neolitike. Duke mbetur e paprekur në mjedisin e saj natyror për 1200 vjet, zona dhuron gjetje të rëndësishme arkeologjike", theksoi Kıyıcı.

Ekspozita e organizuar me rastin e një vjetorit të regjistrimit të Göbeklitepe në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, do të qëndrojë e hapur për vizitorët në ambientet e sallës së ekspozitave në Institutin “Yunus Emre” Shkodër deri më datë 6 mars, ku u do të pasqyrohen pamje të trashëgimisë historike të Göbeklitepe.

Kjo ekspozitë organizohet nga Instituti “Yunus Emre” Shkodër, për të promovuar një ndër tempujt më të vjetër në botë me një histori prej 12 mijë vitesh në Turqi, që bart veçorinë “pika zero e historisë”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın