Kulturë

Kosovë, fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër "DokuFest"

Producentja e festivalit, Alba Çakalli në një deklaratë për AA tha se këtë vit presin që në "DokuFest" të marrin pjesë rreth 40 mijë vizitorë

Eren Beksaç   | 06.08.2022
Kosovë, fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër "DokuFest" Foto: Eren Beksaç - AA

Prizren

Në qytetin e Prizrenit në Kosovë filloi me një ceremoni hapjeje edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër "DokuFest", raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e mbajtur në kinemanë verore "Lumbardhi" në Prizren vëmendja u tërhoq në vështirësinë e mbijetesës kryesisht pas periudhës së pandemisë dhe më pas u shfaq filmi i Sara Dosës "Fire of Love" (Zjarri i Dashurisë).

Në kuadër të festivalit ku me publikun do të takohen 250 dokumentarë dhe filma të shkurtër me temën "How to survive?" (Si të mbijetoni), krahas shfaqjeve të filmave do të organizohen punime të 'workshopeve', panele, ekspozita të fotografive, konferenca dhe koncerte.

Producentja e festivalit, Alba Çakalli në një deklaratë për AA tha se këtë vit presin që në "DokuFest" të marrin pjesë rreth 40 mijë vizitorë.

"Fokusimi do të jetë se si ne dhe në të njëjtën kohë si komunitet kemi mbijetuar nga pandemitë, luftërat, ngrohja globale, kriza ekonomike, problemet tona individuale. Filmat e këtij viti në të vërtetë janë dokumente të ndryshme të ngjarjeve të përjetuara në botë dhe i ftoj të apasionuarit pas kinemasë që t'i ndjekin ato në 13 sallat tona të kinemasë", tha Çakalli duke bërë të ditur se temën e festivalit e kanë ndërtuar mbi bërjen e pyetjeve për të tërhequr vëmendjen mbi krizat globale me të cilat bota po përballet në vitet e fundit.

"DokuFest", në vitet kur filloi të organizohej fitoi popullaritet me organizimin e festivalit në kinema të përkohshme si mbi lum ose në kalanë e qytetit për shkak se në Prizren nuk kishte sallë kinemaje.

Festivali do të përfundojë më 13 gusht dhe në ditën e fundit do të ndahen çmimet për fituesit në 8 kategori.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın