Kulturë

Kazani i lashtë 2.800 vjet do të ekspozohet në muzeun turk

Kazani, që i përket qytetërimit të lashtë Urartu, njihet si një nga katër kazanët e tyre të përdorura për qëllime fetare

Erdoğan Çağatay Zontur   | 11.12.2019
Kazani i lashtë 2.800 vjet do të ekspozohet në muzeun turk ( Özkan Bilgin - Anadolu Agency )

Van

Një kazan antik që daton 2.800 vjet më parë do të ekspozohet në një muze në provincën lindore Van të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kazani, që i përket qytetërimit të lashtë Urartu, njihet si një nga katër kazanët e tyre të përdorura për qëllime fetare.

I konfiskuar në një operacion kundër kontrabandistëve në provincën Şanlıurfa në juglindje të vendit dy vjet më parë, kazani do të ekspozohet në Muzeun e Vanit pas restaurimit.

Dy nga tre kazanët e tjerë janë të ekspozuar në Gjermani, ndërsa tjetri është në Muzeun e Qytetërimeve të Anadollit në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Në një deklaratë për AA, Erol Uslu, drejtor i muzeut, shpjegoi se urartianët, që mbretëruan në një pjesë të madhe të Pellgut të Liqenit Van, ishin mjeshtërinj të metaleve dhe përdorën kazanët me zbukurime demi dhe sirenash në ritualet e flijimit të kafshëve.

"Kjo vepër është unike në muzeun tonë", tha Uslu.

"Me këtë kazan, Muzeu i Vanit tani ka një koleksion më të pasur të artifakteve urartiane", shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın