Kulturë

Gruaja në Baku kujdeset për dhjetëra mace endacake në kopshtin e shtëpisë së saj

Elmira Agayeva prej vitesh kujdeset për dhjetëra mace endacake në kopshtin e shtëpisë së saj në lagjen historike "Içerisheher" të kryeqytetit azerbajxhanas, Baku

Shpetim Hiseni  | 13.11.2025 - Përdıtësım : 14.11.2025
Gruaja në Baku kujdeset për dhjetëra mace endacake në kopshtin e shtëpisë së saj Foto: Deniz Kalaycı / AA

Shkup

Kujdesi ndaj maceve endacake është bërë një pjesë e rëndësishme e jetës urbane në shumë qytete, ku individë të përkushtuar përpiqen çdo ditë t'u sigurojnë ushqim, mbrojtje dhe dashuri këtyre kafshëve, raporton Anadolu.

Një prej tyre është edhe Elmira Agayeva, e cila prej vitesh kujdeset për dhjetëra mace endacake në kopshtin e shtëpisë së saj në lagjen historike "Qyteti i Vjetër" (Içerisheher) të kryeqytetit azerbajxhanas, Baku.

Agayeva çdo ditë u siguron maceve ushqim dhe ujë, duke ndjekur nga afër edhe gjendjen e tyre shëndetësore.

Falë përkushtimit të saj, kafshët gjejnë siguri dhe kujdes në zemër të qytetit të vjetër, i cili është i njohur për rrugicat e ngushta, shtëpitë me gur dhe trashëgiminë kulturore të pasur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın