Kulturë

Foço: Në AJB DOC do të ketë filma që janë kandidatë serioz për Oskar

Edicioni i dytë i Festivalit të Filmit AJB DOC zhvillohet nga 20 deri më 24 shtator në Sarajevë, i cili do të paraqesë 23 dokumentarë në tre programe

Alma Çekovic   | 16.09.2019
Foço: Në AJB DOC do të ketë filma që janë kandidatë serioz për Oskar ( Samir Yordamoviç - Anadolu Agency )

Sarajevë

Al Jazeera Balkans, organizatori i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumenttar AJB DOC, edhe këtë vit adhuruesve të këtij zhanri të filmit do t’u ofrojë mundësinë për të shikuar një spektër të gjerë të rrëfimeve, zhanreve, temave dhe shkathtësisë së bërjes së filmave. Edicioni i dytë i Festivalit të Filmit AJB DOC zhvillohet nga 20 deri më 24 shtator në Sarajevë, i cili do të paraqesë 23 dokumentarë në tre programe, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo shtëpi televizive organizon festivalin në bashkëpunim me Al Jazeera Media Network dhe Al Jazeera Media Institute, me qëllimin për të afirmuar autorët dhe dokumentarët që merren me fenomene sociale, duke u përqëndruar në vlerat universale njerëzore: guximin, të vërtetën, drejtësinë, tolerancën dhe kozmopolitizmin.

Menjëherë pas ftesës për të marrë pjesë në Festivalin e Dytë të Filmit AJB DOC, autorë nga e gjithë bota u përgjigjën dhe më shumë se 400 filma nga 21 vende u paraqitën në bazën e të dhënave të festivalit.

- Filma me tematika të ndryshme

Edicioni i këtij viti i festivalit sjell 23 filma, 12 prej të cilëve u zgjodhën për përzgjedhje konkurruese, pesë filma artistikë për përzgjedhjen jokonkurruese “Last Minute Cinema” dhe gjashtë për programin shoqërues "AJB Shfaq", të cilat do të shfaqen në Kinema City Multiplex.

"Të gjitha filmat janë testuar, gati për transmetim, siç është edhe ekuipazhi që bën përgatitjet. Këtë vit kemi shumë të ftuar nga jashtë BeH-së, producentë, regjisorë, autorë, juri, mysafirë specialë, media nga jashtë BeH-së. Kemi më shumë përgatitje përreth, por është mirë. Unë mendoj se festivali do të jetë i mirë, i suksesshëm, me shpresë që filmat do t’i pëlqejnë audiencës”, tha drejtori i Festivalit të Filmit AJB DOC, Edhem Foço, në një intervistë për Anadolu Agency (AA).

"Change" ose "Ndryshimi" është slogani i edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar AJB DOC, ndërsa vetë ideja e sloganit të tillë lindi pasi u shikuan një numër filmash që ishin kandidatë për përzgjedhjen konkurruese.

"Kemi parë se shumica e këtyre filmave kanë të bëjnë me ndryshimet. Ndryshimet që tashmë kanë ndodhur ose do të ndodhin. E shikoni tek protagonistët e filmit se ata priren të ndryshojnë, gjë që është e natyrshme. Shumica prej nesh përpiqen për ndryshime dhe e kuptuam që këtë vit me të vërtetë është një parullë e mirë. Ne mendojmë se shumë ndryshime po ndodhin në botë, ndërsa filmi dokumentar është një reflektim i asaj bote reale", tha Foço.

Ashtu si vitin e kaluar, AJB DOC do të paraqesë para audiencës dokumentarë me tema të ndryshme, nga ato politikë deri te ato që tregojnë gjendjen e njeriut në shoqëri. Siç u paralajmërua më herët, në festivalin e këtij viti AJB DOC do të ketë më shumë filma të prodhuar, të drejtuar, ose në të cilët protagonistët janë gra .

"Këto filma janë zakonisht më emocionues, më të thellë. Kemi edhe filma lufte, siç është filmi që hap festivalin 'Për Samin', i cili aktualisht është një hit i madh në Angli dhe Amerikë. Autorja dhe bashkë-regjisorja së fundmi u ftuan në CNN tek Christiana Amanpour. Kemi filma në lidhje me luftën tonë 1992-1995 dhe është filmi 'Lakonoga' për fatin e Fahrudin Kuçuk dhe fëmijës së tij. Të dy filmat janë shumë të vështirë, por në fund ju dilni me një këndvështrim shpresëdhënës, pozitiv për nesër”, tha Foço.

- Pozita e palakmueshme e filmave dokumentar të BeH-së

Po ashtu do të paraqiten filma lidhur me sportin, të tilla si filmi "Udhëtimi i pabesueshëm" për ekipin e basketbollit të BeH-së në vitin 1993. Në program do të shfaqen filma, për të cilët Foço thotë se janë njëfarë lloji i dokumenteve historike, filma mbi refugjatët, histori të ngrohta njerëzore, por edhe histori të diskutueshme si ajo për imunizimin.

Në festival po ashtu janë edhe pesë filma të bashkë-produksionit të BeH-së. Drejtori i Festivalit të Filmit AJB DOC beson se pozita aktuale e filmave dokumentar të BeH-së nuk është aspak e lakmueshme, sepse, siç tha ai, autorët më së paku fajtorë.

"Për fat të keq, një kohë të gjatë, BeH ka pasur probleme me financimin e industrisë së filmit, qoftë një film artistik apo një dokumentar. Nuk ka rëndësi. Ne, televizioni Al Jazeera, po bëjmë një përparim në krijimin e filmave dokumentarë. Ne po financojmë dhe prodhojmë shumë përmbajtje në bashkëpunim me prodhimin vendor, por nuk mendoj se kjo mjafton", tha Foço.

Ai pohon se përkundër kësaj situate, autorët vendor kanë kapacitet, potencial dhe talent dhe mund të prodhojnë filma të mirë artistikë dhe dokumentarë, të cilat mund të shihen në Festivalin e fundit të Filmit në Sarajevë (SFF).

"Unë do të doja të përqëndroheshim pak më shumë në atë industri. Nëse të gjithë e vërejmë, tendenca e dokumentarëve në hapësirën e mediave botërore është në një trajektore në rritje. Shohim gjithnjë e më shumë filma si ky në platformat Amazon Prime Video, Netflix, HBO. Kjo duhet të na jep shpresë”, tha Foço

- Disa kandidatë serioz për çmimin Oskar

Dy filma fitues të vitit të kaluar në festival ishin kandidatë për çmimin Oskar, njëri prej të cilëve hyri në listën e pesë filmave më të mirë. Foço thekson se edhe këtë vit kanë kandidatë të mundshëm për çmimin prestigjioz të Akademisë amerikane të Artit Filmik.

"Këtë vit kemi dy ose tre filma të cilët janë kandidatë serioz dhe patjetër të hynë në ndonjë përzgjedhje për Oskar. Çfarë do të ndodh në fund, nuk e dimë, por është fakt se nëse shikoni filmat e përzgjedhur këtë vit, do ta shihni se me të vërtetë ka cilësi të madhe. Ne jemi të lumtur që autorët, producentët, distributorët e këtyre filmave tashmë njohin AJB DOC si një vend ku duhet të shfaqen këto filma ose si festival, pasi e dimë që në botë ka mijëra festivale të filmave dokumentarë dhe kjo për ne veçse është një lloj mirënjohjeje", festival.

AJB DOC që në edicionin e parë ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë dhe ka hyrë "në derë të madhe" në botën e festivaleve. Qëllimi i organizatorëve të AJB DOC është që ai të bëhet njëri nga festivalet më të mëdhenj të filmave dokumentarë në rajon, që siç thotë Foço, nuk është aspak e lehtë duke pasur parasysh atë se në këtë rajon ka festivale jashtëzakonisht të suksesshëm të filmave dokumentar në zonën si festivali DokuFest në Prizreni ose ZagrebDox.

E veçanta e Festivalit të Filmit AJB DOC është në faktin se dokumentarët janë përgatitur sipas standardeve botërore për transmetin televiziv, respektivisht janë kufizuar në kohëzgjatje sipas formatit televiziv.

"Ne e kemi këtë ambicie dhe besoj se kemi edhe aftësi, por kuptohet se gjëra të tilla kërkojnë kohë. Gjëja specifike është formati ynë i cili rezulltoi të jetë origjinal i yni, pasi nuk e ka asnjë festival ose të paktën nuk e kemi identifikuar si të ngjashëm, i cili njeh atë format televiziv të filmit dokumentar në përzgjedhjen konkurruese. U bë mjaft interesant për të gjithë, edhe vitin e kaluar edhe sivjet kemi filma të bërë enkas për këtë festival në këtë format. Pas kësaj, ishin më të suksesshëm në kuptim të distribuimit, pasi më lehtë mund t'ua shisnin dhe distribuonin televizioneve", tha Foço, duke shpresuar se për shkak të rëndësisë dhe karakterit të këtij formati, AJB DOC do të bëhej një "lojtar serioz" edhe në Evropë.

- Festivali zgjerohet edhe në pjesën tjetër të rajonit

Shumë persona janë të mendimit se Sarajeva po bëhet e njohur për festivalet e filmit dhe se Al Jazeera Ballkan po kontribuon në këtë festival. I pyetur se si planifikojnë të zhvillojnë storjen e tyre në të ardhmen, drejtori i AJB DOC thekson se ata duan të promovojnë festivalin dhe të zgjerojnë fushën e veprimtarisë në pjesën tjetër të rajonit.

"Do të kemi shfaqje të veçanta, përmbajtje shtesë ose programe që do të mbahen në vende të ndryshme. Ne duam të mbajmë karakterin rajonal për të cilin jemi të njohur. Ne nuk do të zvogëlohemi në një rreth të ngushtë. AJB DOC nuk do të jetë i lidhur vetëm me Sarajevën, por do të jetë një festival që do të ketë hapësirë më të gjerë të veprimtarisë", tha drejtori i festivalit, Ed'hem Foço.

Në festival do të ndahen tre çmime. Juria ndërkombëtare e përbërë nga pesë anëtarë do të zgjedhë filmin më të mirë të përzgjedhjes së konkursit të festivalit dhe do t'i jepet çmimi "AJB Main Award", dhe të gjitha filmat konkurrues do të hyjnë në konkursin për Jurinë e Programit Al Jazeera Ballkan, i cili çmon "AJB Program Award". Të gjithë filmat e shfaqur në Festival garojnë edhe për "Çmimin e publikut".

Anëtarët e jurisë ndërkombëtare janë ekspertë të njohur dhe me përvojë në fushën e filmave dokumentarë: Ademir Kenoviç nga BeH, Thierry Detaille nga Belgjika, Victoria Bruce nga SHBA, Ivan Pauer nga Republika e Çekisë dhe Adel Ksiksi (Al Jazeera Documentary Channel).

Gjatë kohës së mbajtjes së festivalit të filmit AJB DOC, në bashkëpunim me Institutin e Mediave Al Jazeera, do të organizohet një trajnim shumëditor për autorët e rinj, produkcionet e pavarura dhe studentët nga rajoni, i udhëhequr nga pedagogë dhe producentë me përvojë, të cilët janë bashkëpunëtorë të Institutit. Qëllimi i trajnimit është të përmirësojë aftësitë e të trajnuarve, t'i rrjetëzojë ata dhe t'i inkurajojë të bashkëpunojnë në projekte që mund të jenë me interes për Al Jazeera Media, si dhe televizioneve të tjera.

Mysafir i sivjetmë në Festivalin e Filmit AJB DOC është palestinezi Rawan Damen, një ish-punonjës i Al Jazeera Ballkan dhe autor i shumë dokumentarëve fitues të çmimeve. Ajo më 22 shtator në ora 13:00 në Multiplex Cinema City do të mbajë një prezantim të titulluar "Ambasadori i Palestinës: Tokë e Re, Jeta e Re". Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë fjalimin e saj në stilin TED dhe më pas do të ketë mundësi të parashtrimit të pyetjeve.

Biletat për Festivalin e Filmit AJB DOC kanë dalë në shitje që nga 16 shtatori në Multiplex Cinema City, ndërsa informatat për filmat dhe detajet e shfaqjes mund të gjenden në faqen e internetit të festivalit në www.ajbdoc.ba.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın