Kulturë

Aplikimet për "Istanbul Photo Awards 2020" përfundojnë më 31 janar

"Istanbul Photo Awards", e cila këtë vit organizohet për të 6-tën herë është bërë një konkurs ndërkombëtar ku garojnë fotografë profesionistë nga e gjithë bota

Handan Kazancı,Emre Aytekin,Gamze Türkoğlu Oğuz,Emel Gözellik,Büşra Selvi Öğütcen   | 15.01.2020
Aplikimet për "Istanbul Photo Awards 2020" përfundojnë më 31 janar

Stamboll

Më 31 janar përfundojnë aplikimet për konkursin ndërkombëtar të fotografisë "Istanbul Photo Awards 2020" i cili organizohet nga Anadolu Agency (AA).

Adam Pretty, fotografi australian fitues i çmimit në kategorinë e sportit në konkursin e vitit 2017, vetëm dy javë para përfundimit të aplikimeve ka bërë një vlerësim për AA lidhur me përshtypjet e tij për konkursin dhe ndikimin e çmimit në karrierën e tij.

Pretty tha se "Istanbul Photo Awards" është një prej konkursve më të mëdha dhe të respektuar në fushën e fotografisë. "Marrin pjesë pothuajse të gjithë ata që unë kam njohur dhe punuar. Për këtë arsye mund të them se ka arritur një sukses të madh", tha ai duke shtuar se çmimi që ka fituar e ka ndihmuar në zhvillimin e karrierës së tij.

Pretty, karrierën e tij e filloi si fotoreporter në "The Sydney Morning Herald" në vitin 1997 duke kaluar më pas në fotograf për sportin në "Getty Images" në vitin 1998.

Që nga ajo kohë, Pretty ka punuar në vende të ndryshme si Los Angeles, Sydney, Pekin, Tokio dhe Mynih.

"Unë do të vazhdoj në mbështes këtë konkurs fitues të çmimeve dhe gjithashtu do t‘ia rekomandoj edhe fotografëve të tjerë", tha Pretty i cili lidhur me pikëpamjen e kolegëve të tij njoftoi se ata këtë aktivitet të AA-së nuk e shohin si një konkurs të zakonshëm por si një konkurs ku duhet të marrin pjesë padiskutim.

Sipas Pretty, çmimet janë shumë të rëndësishme për fotografët dhe se ato ndihmojnë në njohjen e punimeve.

"Në të njëjtën kohë ato ndihmojnë që ne të bëjmë edhe vlerësimin e vitit. Përgatitja për garën ofron një platformë të mirë për ndarjen e punimeve të tuaja me kolegët. Keni fatin që të bëheni të njohur nga të gjithë, të ofrohet një platformë ku punimet tuaja të përhapen në të gjithë botën", shtoi ai.

Pretty më tej tha se "Me të vërtetë kam qenë i emocionuar sepse kisha fatin se do të bëhesha i njohur në 'Istanbul Photo Awards', sepse mendoj se ishte një punë ku isha i kënaqur dhe një punë plotësisht origjinale. Ishte një nxitje e madhe për mua. Më shtyu që të punoja mbi një histori të ngjashme. E bëra këtë. Me të vërtetë arrita të kap pamje të tjera shumë të bukura dhe të vazhdoj serinë".

- "Konkurset mund të ndihmojnë sektorin"

Pasi ka vënë theksin mbi rëndësinë e "rregullave etike dhe arsimit të përshtatshëm" lidhur se si një person e trajton një çështje, Pretty tha se çmimet kanë një përgjegjësi në këtë çështje.

"Ndonjëherë konkurset mund të ndihmojnë sektorin duke siguruar një plaftormë të mirë për njohjen e punimeve të pa publikuara më parë në median kryesore", potencoi Pretty.

Ai ka shpjeguar elementët e nevojshëm që duhet të ketë një fotografi për të fituar çmim. "Për një fotografi sporti, për shembull dua të shikoj një gjë origjinale të cilën nuk e kam rastisur më parë. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që në një fotografi të vetme të bashkohen shumë elementë të ndryshëm nga pikëpamja estetike. Mund të jetë e denjë për çmim një pamje sportive e mrekullueshme me një aksion, grafikë, forma dhe ndriçim të fortë", tha Pretty.

Pasi ka bërë të ditur se fitimi i një çmimi është një mbështetje e paimagjinueshme për të hapur dyert e punëve dhe publikimeve të ndryshme, fotoreporteri Pretty vuri theksin mbi rëndësinë e njohjes dhe prezantimin e një vepre ndaj një jurie ndërkombëtare. Ai deklaroi se "Kjo në fushën e fotografisë në përgjithësi nënkupton se ndodheni në rrugën e drejtë dhe të drejton për zhvillimin e ngjarjeve, ideve dhe fotografive të reja".

Gjithashtu një çmim mund të sigurojë edhe mbështetje financiare për të cilën keni nevojë në vazhdimin e një projekti lidhur me një temë të cilën e keni të vështirë ta publikoni, tha Pretty.

- "Kërkoni atë që është e jashtëzakonshme"

Lidhur me konkursin e fotografisë 2020 Pretty ka dhënë disa këshilla, ku ai ka rekomanduar se në botën e sportit fotografohen shumë aktivitetet e mëdha dhe nëse nuk kanë mundur të shkrepin pamje interesante në mjedise të tilla, ata duhet të provojnë ato që janë të jashtëzakonshme ose që nuk janë vërejtur më parë.

Pretty shpjegoi se aplikuesit përpara se të kryejnë aplikimet duhet që punimet e tyre t‘ia tregojnë sa më shumë njerëzve të besuar të cilët mund të jenë fotografë, editorë, partnerë ose të afërm. "Merrni ide nga ata, në mënyrë që të jenë këshillues me pyetjet që do ju drejtojnë", këshillon Pretty.

"Para së gjithash duhet të jeni origjinalë, vetvetja. Mos trajtoni punime të përsëritura. Këtë punë ta kryeni vetë sepse në këtë mënyrë do të dalë një punë unike. Tregoni kujdesin e nevojshëm për të prezantuar në mënyrën më të mirë punimet tuaja, sepse punimet tuaja mund të jenë një kërcim në karrierën tuaj. Ose mund të jeni me fatin sa që të bëheni të njohur me një çmim", thotë Pretty.

Adam Pretty është fitues i çmimit të parë në kategorinë "sport tek" me fotografinë e titulluar "Nën Sipërfaqe" të cilën e ka shkrepur për "Getty Images".

- "Istanbul Photo Awards"

"Istanbul Photo Awards", e cila këtë vit organizohet për të 6-tën herë është bërë një konkurs ndërkombëtar ku garojnë fotografë profesionistë nga e gjithë bota.

Konkursi "Istanbul Photo Awards", me qëllimin për të inkurajuar profesionin e fotoreportarisë, organizohet çdo vit nga AA, e cila ka punuar me një numër të madh të fotoreporterëve profesionistë në të kaluarën e saj 100 vjeçare.

Fotografë nga çdo vend i botës duhet të paraqesin në periudhën e aplikimeve punimet e tyre që ato kanë fotografuar në ngjarjet globale të vitit që ka kaluar.

Në konkursin e fokusuar mbi fotografitë e ketegorisë lajm dhe sport, fotografitë vlerësohen sipas kategorive në "lajmin tek", "lajmin seri", "sport tek" dhe "sport seri".

Pas përfundimit të aplikimeve, juria ndërkombëtare do të mblidhet në mars për të përcaktuar fotografitë fituese.

Në konkurs do të ketë një çmim prej 8.000 dollarë për fituesin e vendit të parë në kategorinë "lajm tek" për çmimin e madh "Fotografia e vitit". Ndërkohë për vendet e para në çdo kategori do të jetë një çmin prej nga 5.000 dollarë ndërsa për fotografitë në vendin e dytë në të gjitha kategoritë nga 3.000 dollarë dhe vendet e treta nga 1.500 dollarë.

Aplikimet do të bëhen deri më 31 janar 2020 nëpërmjet adresës "http://istanbulphotoawards.com", ku gjithashtu mund të shikohen edhe fotografitë e çmimeve fituese të viteve të mëparshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın