Kulturë

Mbrëmja Oscar për herë të parë pa moderator

Producentët do të përzgjedhin disa nga yjet e Hollywoodit të cilët do të ngjiten në skenë për të prezantuar kategoritë e ndryshme të mbrëmjes, e cila do të mbahet pas gjashtë javësh

Bekim Laci   | 10.01.2019
Mbrëmja Oscar për herë të parë pa moderator

Shkup

SHKUP (AA) - Pas mosmarrëveshjeve me moderatorin e ceremonisë Oscar, Kevin Hart, organizatori ka bërë një ndryshim drastik në skenarin e sivjemë, duke bërë që për herë të parë në tre dekada, eventi të mos ketë një moderator klasik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur Variety, producentët do të përzgjedhin disa nga yjet e Hollywoodit të cilët do të ngjiten në skenë për të prezantuar kategoritë e ndryshme të mbrëmjes, e cila do të mbahet pas gjashtë javësh.

Pak orë pasi emri i tij u përzgjedh të jetë moderator i mbrëmjes së sivjetshme të Oscarit, Kevin Hart është lënë anash nga shkaku se refuzoi të kërkojë falje për disa cicërima në Twitter, që i kishte bërë në periudhën 2009-2011, e që janë vlerësuar si homofobe.

Të dhënat nga brenda flasin se Akademia nuk është në kërkim të një moderatori të caktuar, por nëse dikush do të shfaqej si mundësi, do ta pranonin.

Si zëvendësim, ata aktualisht janë duke llogaritur disa yje të profilit të lartë të cilët do të prezantonin kategoritë garuese.

Lady Gaga është një kandidat i mundshëm, ku skaj prezantimit do të performojë një këngë nga filmi i saj A Star is Born, në të cilin luajti me Bradley Cooper.

Mbrëmja Oscarëve do të mbahet më 24 shkurt në Los Anxheles, ndërsa nominimet do të shpallen më 22 janar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın