Turqia, Kulturë

Manastiri Sumela në Turqi, atraksion për turistët nga e mbarë bota

Është nga destinacionet më të vizituara në lindje të rajonit të Detit të Zi, ndërsa pamja e tij e jashtëzakonshme dhe pozita në të cilën ndodhet, e bëjnë të jetë destinacion atraktiv, në veçanti gjatë stinës së verës

Meltem Yılmaz   | 08.07.2018
Manastiri Sumela në Turqi, atraksion për turistët nga e mbarë bota

Trabzon

TRABZON (AA) – Gurgullima e ujit dhe gjelbërimi i cili dominon në zonën ku është vendosur manastiri Sumela në verilindje të Turqisë, e ka shndërruar këtë lokacion në destinacion atraktiv të turistëve të shumë të cilët vijnë nga e mbarë bota.

Manastiri Sumela është nga destinacionet më të vizituara në lindje të rajonit të Detit të Zi, ndërsa pamja e tij e jashtëzakonshme dhe pozita në të cilën ndodhet, e bëjnë të jetë destinacion atraktiv, në veçanti gjatë stinës së verës, atëherë kur ofron flladin e tij.

Kryetari i komunës Macka, Koray Koçhan, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se ky manastir është një pasuri e vërtetë dhe resurs i rëndësishëm turistik për zonën.

"Brendia e kompleksit qëndron e mbyllur për vizitorët tashmë një kohë, nga shkaku i punimeve për restaurim të manastirit. Pavarësisht kësaj, jemi të kënaqur nga numri i turistëve të cilët nga ana e tyre janë të kënaqur nga oferta turistike”, tha Koçhan.

Sipas tij, ky destinacion turistik, përveç manastirit dhe bukurisë natyrore që ka, ofron edhe një mundësi për bjeshkatari, paragliding dhe mënyra tjera të kalimit të kohës në natyre.

Bëhet fjalë për manastirin e vendosur në një shkëmb të pjerrët, në lartësi prej 1200 metrash, mbi një greminë që e bën të jashtëzakonshëm gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht.

Kompleksi i manastirit Sumela përbëhet nga një kishë në shpellë e cila është qendra e tërë kësaj arkitekture, kuzhinë, dhoma studentësh, hapësira për turistë, biblioteka dhe burimi i “ujit të shenjtë”.

Karakteristikë tjetër janë shkallët e ngushta dhe të gjata përmes të cilave duhet kaluar. Afreskat akoma ekzistojnë, dhe jo vetëm në brendi të manastirit, por edhe në muret e jashtme.

Manastiri quhet edhe "i mallkuar”, nga shkaku i mjegullës e cila në mëngjes e bën manastirin të duket i mistershëm, i bukur, por edhe goxha i frikshëm.

Manastiri Sumela në Turqi, atraksion për turistët nga e mbarë bota
Gurgullima e ujit dhe gjelbërimi i cili dominon në zonën ku është vendosur manastiri Sumela në verilindje të Turqisë, e ka shndërruar këtë lokacion në destinacion atraktiv të turistëve të shumë të cilët vijnë nga e mbarë bota. ( Meltem Yılmaz - Anadolu Agency )
08.07.2018 Meltem Yılmaz
1 / 5
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın