Koronavirusi

Zvicra zbut kufizimet COVID-19, hap restorantet dhe kafenetë

Ngjarjet kulturore dhe sportive do të jenë të hapura për audiencën nën kushte të përcaktuara. Numrat do të kufizohen në 100 për ngjarjet në hapësira të hapura dhe në 50 për ngjarjet në hapësira të brendshme

Ekip   | 19.04.2021
Zvicra zbut kufizimet COVID-19, hap restorantet dhe kafenetë Foto: AA/Arhiv

Gjenevë

Zvicra ka filluar me lehtësimin gradual të kufizimeve të koronavirusit të ri (COVID-19) që kanë qenë në fuqi muajve të fundit për të frenuar përhapjen e virusit, raporton Anadolu Agency (AA).

Restorantet, kafenetë dhe baret u rihapët sërish në shërbim të klientëve të tyre.

Maskat duhet të mbahen në hapësira publike, si në dyqane, restorante, në transportin publik dhe në zona të frekuentura nga kalimtarë.

Ngjarjet kulturore dhe sportive do të jenë të hapura për audiencën nën kushte të përcaktuara. Numrat do të kufizohen në 100 për ngjarjet në hapësira të hapura dhe në 50 për ngjarjet në hapësira të brendshme.

Po ashtu janë hapur edhe muzetë, kopshtet zoologjike, bibliotekat dhe sallat e leximit, arkivat, kinematë, pishinat, ambientet sportive dhe qendrat e fitnesit.

Zyra Federale e Shëndetit Publik po ashtu përditësoi listën e vendeve me rrezik.

Masat e reja në Zvicër vijnë edhe pse rastet me COVID-19 në vend nuk kanë treguar ndonjë rënie të ndjeshme.

Zvicra deri më tani ka raportuat 637.304 raste të koronavirusi, përfshirë mbi 10 mijë vdekje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın