Koronavirusi

"Vendet e pasura nuk i mbajtën premtimet për vaksinën kundër COVID-19"

Kompanitë e vaksinave preferojnë të shesin vaksinat kryesisht në vendet me të ardhura të larta

Selman Aksünger  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 22.10.2021
"Vendet e pasura nuk i mbajtën premtimet për vaksinën kundër COVID-19"

Hagë

Organizata joqeveritare ndërkombëtare, Oxfam Novib njoftoi se vendet me të ardhura të larta dhe kompanitë farmaceutike nuk i kanë përmbushur premtimet që u kanë bërë vendeve të varfra në lidhje me vaksinat kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e titulluar "Një dozë realiteti", Oxfam Novib me seli në Hagë të Holandës, tërhoqi vëmendjen për pabarazinë në qasjen ndaj vaksinave në botë.

Në raport thuhet se vendet e pasura dhe kompanitë farmaceutike nuk i mbajtën premtimet e tyre për furnizimin e vaksinave me vendet e varfra dhe thuhet se u dërgua vetëm 14 për qind e vaksinave që duhej të dërgoheshin në vendet e varfra.

Raporti përfshinte gjithashtu vlerësimin se kompanitë e vaksinave dorëzuan vetëm 12 për qind të vaksinave të nevojshme për t'u dorëzuar në vendet e varfra brenda fushëveprimit të Programit Global të Aksesit të Vaksinave COVID-19 (COVAX).

Teksa thuhet se vende si Kanadaja dhe Britania e Madhe morën vaksinat në programin COVAX më tej shtohet se këto vende nuk ndanë me vendet e varfra vaksinat që ishin më tepër se nevojat e tyre.

Ndërsa brenda fushës së COVAX në vendet e varfra duhej të dorëzoheshin 1.8 miliardë doza vaksine, sipas raportit deri më tani janë dorëzuar vetëm 261 milionë doza të vaksinës.

Më tej bëhet e ditur se kompanitë e vaksinave preferojnë të shesin vaksinat kryesisht në vendet me të ardhura të larta.

Duke iu referuar pabarazisë në qasjen ndaj vaksinave, këshilltari i politikave të Oxfam Novib, Ben van Gils në deklaratën e tij mbi raportin tha se "Teksa vendet e pasura po marrin dozën e tretë, në shumicën e vendeve të varfra më pak se 1 për qind plotësojnë dy doza".

Në raport kujtohet se Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Holanda refuzuan kërkesën e më shumë se 100 vendeve, veçanërisht Indisë dhe Afrikë së Jugut, për të hequr dorë nga të drejtat e tyre të patentës nga prodhuesit e vaksinave.

Heqja e të drejtave intelektuale dhe industriale në vaksina u pa si mënyra e vetme për të përshpejtuar vaksinimet kundër COVID-19 dhe për të siguruar drejtësi në vaksinim, thuhet në raport.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın