Koronavirusi

Ukrainë, shënohet numri më i lartë rasteve me COVID-19

Me 26.071 raste në 24 orët e fundit në vend është regjistruar numri më i lartë i rasteve që nga fillimi i pandemisë

Talha Yavuz   | 28.10.2021
Ukrainë, shënohet numri më i lartë rasteve me COVID-19

Kiev

Me 26.071 raste në 24 orët e fundit Ukraina regjistroi numrin më të lartë të rasteve ditore në pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës, janë regjistruar edhe 576 vdekje në vend dhe janë kryer testime për COVID-19 ndaj 151.504 personave.

Me 26.071 raste në 24 orët e fundit në vend është regjistruar numri më i lartë i rasteve që nga fillimi i pandemisë.

Që nga maji në Ukrainë numri i rasteve kaloi në rënie, ndërsa në shtator filloi sërish rritjen.

- Me rreth 291 mijë vaksinime ditore arrihet shifra më e lartë

Në Ukrainë ku punimet e vaksinimit masiv filluan më 24 shkurt, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 291.985 persona duke arritur shifrën më të lartë të vaksinimeve në një ditë.

Numri gjithsej i personave të vaksinuar në vend ka arritur në 9.576.177.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın