Turqia, Koronavirusi

Turqia u siguron strehim të huajve të bllokuar për shkak të koronavirusit

Rreth 1.500 të huaj do të qëndrojnë në konvikte në provincën Karabuk

Jeyhun Aliyev   | 26.03.2020
Turqia u siguron strehim të huajve të bllokuar për shkak të koronavirusit

Stamboll

Turqia sot ka dërguar në konvikte 1.500 shtetas të huaj, të cilët nuk ishin në gjendje të fluturonin jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë së koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasagjerët nga një numër vendesh, përfshirë Algjerinë, Jordaninë dhe Tunizinë, të cilët kishin ngecur në Aeroportin e Stambollit pasi hapësira ajrore në vendet e tyre është mbyllur, janë drejtuar në konvikte në provincën turke Karabuk, ku do të qëndrojnë për një kohë.

Të shoqëruar nga personeli i sigurisë, shtetasit e huaj janë dërguar në Karabuk me autobusë nga terminali i aeroportit.

Në Turqi, COVID-19 deri më tani ka marrë jetë 59 jetë, ndërsa 2.433 persona kanë rezultuar pozitivë në teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın